FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 


Asambleja e Përgjithshme e CEN/CENELEC

 

Maltë, 1-3 qershor 2010

DPS-Partnere e rëndësishme me CEN/CENELEC
Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z Bashkim Muça dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve në DPS, z Riza Hasanaj, morën pjesë në Takimin vjetor të CEN/CENELC që zhvilloi punimet nga data 1-3 Qershor në Maltë. Për tri ditë me radhë dy organizatat Europiane të përfaqësuara me nivelet më të larta të tyre, shpalosen arritjet e deritanishme dhe morën disa vendimet për të ardhmen. Asamblea mori vendime të rëndësishme në planin organizativ dhe financiar. Gjithashtu kjo asamble mori vendimin për pranim e Kroacisë më të drejta të plota dhe Georgjisë si anëtare "Affiliate" në gjirin e saj.

Dita e parë e mbledhjes ishte në funksion të Asamblesë 36-të së Përgjithshme të CEN-it në të cilën, ndërmjet të tjerësh, mbajtën referatet e tyre Presidenti i CEN-it Dr. Juan Carlos Lopez Agui dhe Drejtoresha e Përgjithshme e CEN-CENELEC, Znj. Elena Santiago.

Dita e dytë i takoi Mbledhjen të 6-të Vjetor të CEN-CENELC, të cilin fillimisht e përshëndeti Kryeministri i Maltës z Lawrence Gonzi dhe më pas mbajtën referatet e tyre disa nga personalitetet më të larta të dy organizmave Europiane të Standardizimit.

Dita e tretë ju kushtua jubileut të 50-të të Asamblesë së CENELEC, ku u vijua me referfencën e presidentit  të kësaj organizate Z. David Dosset.

Drejtori i Përgjithshëm i DPS-së, z. Bashkim Muça, pati takime të veçanta me personalitetet më të larta të organizmave Europiane përkatësisht Presidentitn e CEN-it, Z. Agui dhe Presidentitn e CENELEC, Z. Dosset, me të cilët u bisedua për integrimin e DPS në këto dy organizma. Ata morën premtimin se ky integrim do të bëhet i mundur sipas objektivit të përcaktuar.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Maltë, z. Muça pati takime me të gjithë homologët e tij të shteteve të Ballkanit, si ato të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjë – Hercegovinës. Në këto takime u shkëmbyen eksperiancat dhe i bisedua për bashkëpunin konkret në fushën e standardizmit. Këto bashkëpunime pritet të konkretizohen me marrëveshje në të ardhmen.

Fotografi:
Z. Bashkim Muça, Drejtori i Përgjithshëm i DPS.
Z. David Dosset, Presidenti i CENELEC - Z. Bashkim Muça, Drejtori i Përgjithshëm i DPS - Dr. Juan Carlos Lopez Agui, Presidenti i CEN-it.
Homologët e Rajonit, Kroaci, Bosnje - Herzegovinë, Shqipëri, Slloveni, Serbi, Mali i Zi.
Znj. Elena Santiago, Drejtoreshë e Përgjithshme e CEN/CENELEC dhe Z. Bashkim Muça, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.
Z. Bashkim Muça, Drejtori i Përgjithshëm i DPS dhe Z. Riza Hasanaj, Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.