 |
|
Më datën 28.01.2010 u zhvillua në Bruksel takimi mes Bashkimit Europian dhe Komitetit Nënministror të Shqipërisë, për të diskutuar progresin në fushën e Tregtisë, Industrisë, Doganave dhe Taksave. Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Standardizimit Z. Bashkim Muça dhe Drejtorja e Integrimit Europian pranë kësaj Drejtorie, Znj. Kostanca Dedja.
Përfaqësuesit e Komisionit Europian që morën pjesë në diskutim, vlerësuan progresin e bërë nga DPS në adoptimin e Standardeve Europiane, promovimin e informacionit të nevojshëm në komunitetin e biznesit për dobinë e standardizimit, shitjen e standardeve dhe nivelin e afrimit në organizatat ndërkombëtare CEN dhe CENELEC.
|
Referati i mbajtur nga Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z. Bashkim Muça, u vlerësua korrekt nga specialistët e Komisionit Europian, të cilët më pas debatuan për procesin e ngritjes dhe funksionimit të Bordit Drejtues dhe objektivit të anëtarësimit me të drejta të plota në CEN dhe CENELEC.
Ngritja dhe funksionimi sa më i shpejtë i Bordit Drejtues, e vetmja detyrë e lënë nga KE, mbetet prioritet për DPS. Ky proces ka filluar dhe drafti ka mbërritur në METE. Pritet së shpejti kalimi i tij për miratim në Këshillin e Ministrave.
|