Fillimisht Kryetari i Bordit Teknik Z. Bashkim Muça, paraqiti rendin e ditës për të pranishmit.
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim në 6-mujorin e dytë të vitit 2011 anëtarët e BT i miratuan ato duke arritur konsensus të plotë. Nuk pati asnjë koment apo kërkesë për shtesa në lista.
Me tej në përputhje me rendin e ditës u propozuan disa dryshime në Komitetet Teknike sipas listës të njohur paraprakisht nga pjesëmarrësit në mbledhje të cilat u miratuan po me konsensus nga anëtarët e Bordit Teknik. Nuk pati asnjë koment apo kërkesë për ndryshime në lista. Në fund Z. Bashkim Muça propozoi që mbledhja e ardhshme për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e parë të vitit 2012 të mbahet brenda 10 ditëshit të parë të muajit Janar të 2012. Propozim i cili u miratua. |