b
FAQ
b
Kërko
b
Kontakt
b
Lidhje
b
Kërko Standarde
x
x
x
x
x
x
x
 
 

FAQ
 
 
 

1. Çfarë është DPS?

2. Cili është Misioni i DPS-së?

3. Cilat janë Prioritetet e DPS-së?

4. Çfarë është një standard?

5. Çfarë bëjnë standardet për ju?

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 1. Çfarë është një standard?

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Organi Kombëtar i Standardizimit në Shqipëri, i krijuar rreth 60 vjet më parë, i cili ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjit 9870, 04.02.2008 “Për Standardizimin“.
DPS përfaqëson Republikën e Shqipërisë në të gjitha Organizatat e njohura Europiane e Ndërkombëtare të standardizimit [Komitetin Europian të Standardizimit (CEN), Komitetin Europian të Standardeve për Elektroteknikën (CENELEC), Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim (ISO), Komitetin Ndërkombëtar të Elektroteknikës (IEC)] dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve Europiane e Ndërkombëtare si Standarde Shqiptare.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
2. Cili është Misioni i DPS-së?

 Të përafrojë dhe te koordinojë të gjitha aktivitetet për një sistem standardizimi modern në nivel kombëtar bazuar në procedurat dhe praktikat e Organizatave Europiane e Ndërkombetare të Standardizimit;

 Të transferojë dhe ta vendosë në dispozicion të ekonomisë vendase dhe paleve të interesuara teknologjinë më të fundit Europiane e Ndërkombetare, duke realizuar kështu adoptimin e tyre si Standarde Shqiptare (S SH);

c Të rrisë ndërgjegjësimin publik për rolin e rëndësishëm që ka për tregtinë dhe vetë konsumatorin përdorimi i standardeve Europiane e Ndërkombetare të adoptuara dhe procedurave Europiane të vlerësimit të konformitetit;

x Të ofrojë transparencë në të gjitha fazat e hartimit dhe adoptimit të standardeve, gjithëpërfshirje dhe konsensus të të gjitha palëve të interesuara;

c Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit, por jo vetëm, për të rritur cilësinë e produkteve dhe shërbimeve vendase;

c Të përfaqesojë dhe të mbrojë interesat e ekonomise të vendit në proçesin e hartimit dhe miratimit të standardeve veçanërisht të atyre europiane, duke u bërë anëtare me të drejta të plota në CEN dhe CENELEC.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
3. Cilat janë Prioritetet e DPS-së?

c Përafrimi i paketës tonë ligjore me modelin e homologëve tanë në BE;

d Zbatim i plotë në praktikë i legjislacionit të përafruar;

c Përmbushja e kushteve për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në CEN&CENELEC;

c Vazhdimësia dhe rritja e numrit të adoptimeve të standardeve Europiane (EN) si standarde Shqiptare (S SH);

c Marrja e të gjitha masave të nevojshme në mënyrë që të rritet zbatimi i EN-ve në ekonominë tonë.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 4. Çfarë është një standard?

Standardet janë dokumenta teknike, vullnetare, të cilët:

  • përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme;
  • përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS;
  • bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë;
  • miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS dhe ratifikohen nga DPS;
  • vihen në dispozicion të kujtdo.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
5. Çfarë bëjnë standardet për ju?

  • Standardet inkurajojnë rritjen e ekonomisë;
  • Standardet janë mjete në duart e prodhuesve për të zbatuar legjislacionin, veçanërisht të fushave që mbulon Afrimi i Ri (New Approach);
  • Standardet rrisin sigurinë dhe cilësinë e produkteve e shërbimeve dhe inkurajojnë rritjen e konkurencës së ndershme në treg;
  • Standardet eliminojne pengesat teknike në tregti dhe lehtësojnë shkëmbimet tregtare me vendet e tjera;
  • Standardet sigurojnë nivelin e duhur ekologjik, qëndrueshmërinë dhe ruajtjen e  mjedisit.