Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) tashmë do të punojë sipas Ligjit Nr. 9870, datë 04.02.2008 “Për Standardizimin”, i cili është dekretuar nga Presidenti i Republikës me numër dekreti 5625, datë 18.02.2008 dhe botuar në fletoren zyrtare nr.18, datë 19.02.2008.
Brenda këtij viti ky ligj do të ketë edhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tij, duke krijuar kështu paketën e re ligjore të DPS. Por le të ndalemi pak tek Ligji i ri. Çfarë të re sjell ai për Standardizimin në Shqipëri, çfarë ka ndryshuar nga ligji i vjetër, kush janë dokumentet bazë në të cilat ai është mbështetur, etj.? Këto janë disa nga pyetjet, të cilat marrin përgjigje në vijim: