FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 


Mbledhja e Bordit Teknik (BT)

 
 

“Bazuar në pikën 3 të nenit 11 të ligjit nr. 9870, datë 04.02.2008 “Për Standardizimin”, Bordi Teknik, i miratuar me vendim të Bordit Drejtues të DPS-së, ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë dhe ka marrë vendimet përkatëse”.

Më datën 20 Janar 2011, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, është zhvilluar mbledhja e parë e Bordit Teknik (BT), i quajtur më parë Grupi i Ekspertëve (GES).
Mbledhja u hap nga Z. Bashkim Muça, Drejtor i përgjithshëm i DPS-së, i cili, në cilësinë e kryetarit të Bordit Teknik, njohu anëtarët dhe të pranishmit e tjerë me ecurinë që ka pasur DPS-ja në fushën e legjislacionit dhe zbatimit të tij në muajt e fundit.


Zhvillimet më kryesorë në këtë fushë kanë qenë:

    • Miratimi i VKM për krijimin e Bordin Drejtues.
    • Zhvillimi i mbledhjes së parë të këtij bordi në muajin dhjetor, në ambientet e DPS dhe miratimin në këtë mbledhje të Rregullores dhe përbërjes së Bordi Teknik.
    • Dorëzimi i kërkesës për amendimin e “Ligji mbi Standardizimin” në mënyrë që kompetencave të DPS-së tu shtohet dhe adoptimi i standardeve të fushës së telekomunikacionit (Standardet ETSI - European Telecommunications Standards Institute).

Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës, njoftuar nga Sekretari i Bordit, Z. Neiron Zaçe, dhe miratuar nga Z. Muça, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

Pas diskutimeve të hapura Bordi Teknik, bazuar në parimin e konsensusit,  miratoi:

a) Listën e standardeve për 6-mujorin e parë të vitit 2011
b) Përbërjen e Komiteteve Teknike

Njoftim i plotë / Fotografi