FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 


Bordit Drejtues - DPS

 
 

Pas një pune të gjatë përgatitore në aspektin ligjor - bazuar në VKM nr. 433, datë 5.5.2010 dhe Rregulloren e funksionimit dhe veprimtarisë së Bordit Drejtues të DPS miratuar nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës - më datë 09.12.2010, u bë konstituimi i Bordit Drejtues të DPS.

Mbledhja u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i DPS, z. Bashkim Muça, i cili bëri një prezantim të shkurtër të situatës së deritanishme të DPS dhe objektivat e saj strategjik dhe ligjorë.


Më pas në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundra, Kryetar i Bordit Drejtues të DPS u zgjodh z. Ilir Qerfozi, Drejtor i Drejtorisë së Politikave të Ndërtimit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit.
Zoti Qerfozi është një nga njohësit dhe kontribuesit e çmuar në fushën e standardeve, si dhe drejtues të politikave në një nga sektorët prioritarë të ekonomisë, siç është fusha e ndërtimit, për të cilën, ekonomia dhe biznesi vendas, ka interes të konsiderueshëm si edhe një numër të madh standardesh.

Në mbledhjen e tij të parë Bordi, bazuar në pikën 3 të nenit 11 të ligjit nr. 9870, datë 04.02.2008 “Për Standardizimin” miratoi:

  • Rregulloren e Brendshme dhe përbërjen e Bordit Teknik të DPS; si dhe,
  • Planin Vjetor të DPS për vitin 2011, bazuar në kompetencat e dhëna në germën b) të pikës 3.1 të VKM nr. 433, datë 5.5.2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të DPS” dhe germën b) të pikës 1, Kreu II i Rregullores së funksionimit të tij.

Njoftim i plotë / Fotografi