Miratohen dy rregullore të brendshme dhe një marrëveshje dypalëshe
Bordi Drejtues i DPS-së mbajti mbledhjen e tij të radhës më 30 Qershor 2011. Në zbatim të pikave të rendit të ditës Kryetari i Bordit, z. Ilir Qerfozi, i dha fjalën Drejtorit të Përgjithshëm të DPS-së, z.Bashkim Muça, për të prezantuar ecurinë e punës së DPS-së për 6 mujorin e parë 2011.
Progresi i arritur gjatë këtij 6 mujori përkundrejt objektivave dhe planit vjetor të punës së DPS-së u vlerësua nga anëtarët e pranishëm.