 |
|
Më datën 05 Shkurt 2010, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua takimi i Grupit të Ekspertëve të Standardizimit.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e GES: Z. Ilia Gjermani, Z. Dritan Ajdinaj, Znj. Flutur Ahmeti, Z. Agron Laçi, Z. Anesti Ndreu, Z. Alqi Çullaj, Z. Ilir Qerfozi, Z. Islam Cami, Z. Engjëll Çakshiri, Z. Genti Guxho si dhe Znj. Mimoza Cukalla ekspertë të fushave të ndryshme, si dhe Z. Bashkim Muça, Z. Riza Hasanaj, Z. Arben Dervishi, Zsh. Blerina Topçiu, Znj. Suzana Laçi, Z. Pëllumb Metohu, Znj. Arjana Llangozi, Z. Neiron Zaçe, nga DPS.
|
GES u mblodh për të shqyrtuar, konsultuar dhe marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, koordinimin dhe planifikimin e punës për standardizimin për 6 mujorin e parë të 2010.
- Programin 6- mujor të standardeve që do të miratohen si S SH;
- Propozimet për përbërjen e Komiteteve Teknike;
- Propozimet për kryesimin e këtyre Komiteteve.
Sipas rendit të ditës Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z. Bashkim Muça, e deklaroi mbledhjen të hapur në praninë e shumicës prej 2/3 të anëtarëve të GES-it. Ai falënderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe për kontributin e vyer në fushën e standardizimit, si dhe i ftoi ata për bashkëpunim të mëtejshëm profesional.
Grupi i Ekspertëve miratoi me ndryshimet e propozuara:
- listën e standardeve për 6-mujorin e parë të vitit 2010
- përbërjen e Komiteteve Teknike |