FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 


Mbledhja e Grupit të Ekspertëve të Standardizimit (GES)

 
 
Më datën 01 Korrik 2010, ora 10:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i GES për 6 mujorin e dytë të vitit 2010 me rend dite sipas atij të njoftuar nga Z. Riza Hasanaj, drejtor i Drejtorisë së Standardeve dhe miratuar nga Z. Bashkim Muça, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.

GES u mblodh për të shqyrtuar, konsultuar dhe marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, koordinimin dhe planifikimin e punës për standardizimin për 6 mujorin e dytë të 2010.:

  1. Programin 6- mujor të standardeve që do të miratohen si S SH;
  2. Propozimet për përbërjen e Komiteteve Teknike;
  3. Propozimet për kryesimin e këtyre Komiteteve.

Sipas rendit të ditës, Drejtor i Përgjithshëm i DPS e deklaroi mbledhjen të hapur në praninë e shumicës së cilësuar të anëtarëve të GES. Për personat në mungesë theksoi se i kanë dërguar komentet e tyre me shkrim, në format elektronik. Në vijim, ai falenderoi pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe për kontributin e vyer në fushën e standardizimit. Z. Muça theksoi se DPS e ka realizuar planin e saj për 6 mujorin që kaloi dhe është një ndër vendet e para në rajon për sa i përket adoptimit të standardeve Europiane.

Plani për fundin e vitit 2010 është arritja e vlerës 95% të standardeve evropiane të adoptuara si standarde shqiptare dhe avancimi i mëtejshëm në drejtim të plotësimit së dosjes së 9 kushteve për anëtarësim me të drejta të plota në CEN dhe CENELEC (DPS planifikon të dorëzojë aplikimin e saj brenda vitit 2012).

Grupi i Ekspertëve miratoi me ndryshimet e propozuara:

- listën e standardeve për 6-mujorin e dytë të vitit 2010
- përbërjen e Komiteteve Teknike

Njoftim i plotë / Fotografi