b
FAQ
b
Kërko
b
Kontakt
b
Lidhje
b
Kërko Standarde
 


Arritjet, 2009

 
 
 

Puna e DPS ka konsistuar në vazhdimin e zbatimit të detyrave që dalin nga Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (PKZMSA) i cili ka reflektuar detyrimet e DPS ndaj nenit 75 të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. DPS është e angazhuar fuqishëm në plotësimin e Pyetësorit të BE-së për marrjen e statusit e anëtarësimit të vendit kandidat për në BE.

Adoptimi i standardeve Europiane - Gjatë 2009 janë miratuar gjithsej 2353 standarde dhe dokumente standardizimi, nga të cilat 1627 janë standarde evropiane (473 Standarde nga CENELEC dhe 1154 Standarde nga CEN).


Shitja e standardeve
- Janë shitur gjithsej 1611 standarde Shqiptare (S SH) (përkundrejt 1404 standardeve S SH në 2008) ose e shprehur në përqindje 15% më shumë se sa viti 2008, nga të cilat për këtë vit 1306 standarde janë standarde Europiane dhe ndërkombëtare (S SH EN dhe S SH ISO/IEC), dhe vetëm standarde Europiane (S SH EN) përkundrejt 1043 gjatë 2008 ose 25% më shumë EN të shitura gjatë 2009. 


Legislation
- Pas rishikimit të plotë të paketës ligjore të DPS rezultat i së cilës ishte miratimi i ligjit nr.9870, datë 04.02.2008 “Për standardizimin”, në Korrik 2009 u aprovua nga Këshilli i Ministrave Vendimi “Mbi zbatimin e Marrëveshjes së OBT/TBT dhe OBT/SPS”. Detyrimet për SPS nën OBT i kaluan Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Sistemi i menaxhimit të cilësisë të DPS është akoma në proçes rishikimi dhe stafi po përgatitet për auditimin vjetor të këtij sistemi.


Plotësimi i 9 kushteve për anëtarësim në CEN/CENELEC
- Procedurat e DPS janë duke u përshtatur, sipas procedurave të CEN/CENELEC. DPS ka evidentuar nevojat në lidhje me përmiresimin e bazës tone të të dhënave dhe është e aftë të ndjekë punën e këtyre organizmave. Tregues në këtë drejtim, është pjesemarrja si “vezhgues” ne punen europiane te standardizimit ne dy KT (CEN TC 250 “Strukturat e Eurokodeve”) dhe KT (CENELEC 61 “Siguria e pajisve elektro shtepiake dhe e pajisve elektrike te ngjashme me to”).

Promovimi
- Faqja e internetit www.dps.gov.al është pasuruar dhe rifreskuar me informacione të reja si njoftime, artikuj, aktivitete etj. Ngjarjet më të rëndësishme të vitit për DPS janë pasqyruar në këtë faqe, duke përfshirë kontrata, takime, konferenca, paketa të reja standardesh, buletine informative, katalogun e standardeve etj

Artikuj & Publikime
- Janë botuar e shpërndarë në vijimësi një numër broshurash dhe fletëpalosjesh për DPS, për Afrimin e Ri dhe standardet që lidhen me to, njoftime për shtyp.

Marrëveshjet
- Gjatë këtij viti DPS ka avancuar në nivelin e marrëveshjeve. Ajo ka lidhur 4 marrëveshje bashkëpunimi me ISME (Mali Zi), ISRM (Maqedoni), TSE (Turqi) dhe FATRM (Rusi).

Autoriteti Kombëtar i Notifikimit dhe Pika e Referimit në OBT
- Edhe gjatë këtij viti DPS ka kryer notifikimet e programeve të punës 6 mujore të standardeve në Qendrën e Përbashkët të Informacionit te ISO/IEC ka notifikuar në CEN & CENELEC të gjitha Standardet e adoptuara si Standarde Shqiptare si dhe mënyrën  e tyre të adoptimit (me devijime apo jo).


OBJEKTIVAT PËR 2010

  • Aprovimi i dy akteve nenligjore te DPS;
  • Amendimi i ligjit te Standardizimit – standardet ETSI;
  • Proçedurat e brendeshme te DPS sipas parimeve te EOS;
  • Adoptimi i 95% të standardeve të CEN & CENELEC si Standarde Shqiptare (S SH)
  • Progres per plotesimin e 9 kushteve;
  • Rritje e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë vendas mbi rolin e DPS në tregun e lirë dhe mbi rëndësinë e përdorimit të standardeve Europiane në produktet dhe shërbimet e tyre;
  • Rritje e shitjeve te standardeve S SH;
  • Sigurimi në vijim i transparencës dhe informimit të publikut të gjerë nëpërmjet publikimeve të DPS (Buletinët, Katalogut të Standardeve Shqiptare dhe informimeve dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre); si dhe
  • Sigurimi i mëtejshëm i përfshirjes së të gjitha grupeve të interesuara në proçesin e standardizimit