dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 22
 

Notifikime

Notifikimi në CEN

DPS notifikon në Komitetin Evropian për Standardizimin (CEN), të gjithë listën e standardeve EN të adoptuara si standarde shqiptare, për fushat që mbulohen nga CEN.

 

Notifikimi në CENELEC

DPS, bën çdo 6 muaj pranë Komitetit Evropian të Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC), njoftimin e punës së kryer në lidhje me adoptimin e standardeve europiane EN të adoptuara si standarde shqiptare (SSH), për fushat që mbulohen nga CENELEC.

 

Notifikimi në ISO/IEC

DPS notifikon në Sekretariatin e ISO/IEC, dy herë në vit, programin e saj të punës, duke zbatuar në këtë mënyrë parimin e transparencës sipas Marrëveshjes së WTO/TBT – Aneksi 3 i saj “Kodi i Praktikës së Mirë për hartimin, adoptimin, miratimin dhe zbatimin e standardeve”. Programi i punës përmban të gjitha standardet që do të adoptohen brenda një periudhe 6 mujore të vitit.

 

Notifikimi i Rregullave Teknike

DPS notifikon tek antarët e OBT-s, përmes Sekretariatit të OBT-s, projekt rregullat teknike dhe proçedurat e vlerësimit të konformitetit me ndikim në tregti, si dhe shkëmben informacionin e kërkuar nga anëtarët në lidhje me sa më lart.

 

Notifikimi në kuadër të CEFTA-s

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) notifikon standardet kombëtare puro serbe.

 

Ky njoftim realizohet në kuadër të njoftimit të operatorëve ekonomikë që mund të kenë interesa tregtare me shtetin serb lidhur me këtë kategori produktesh, të cilët mund të paraqesin komentet e tyre. Komentet potenciale adresohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, e cila me ligj është pika e kontaktit për sa i përket shkëmbimit të informacionit mbi standardet dhe rregullat teknike.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al