dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2018, DPS do te miratoj 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 954 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 272 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 32
 

Të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve

1. Anëtarët (me të drejta të plota dhe vëzhgues në FKS) kanë të drejtë të:

marrin pjesë në punën teknike DPS-së - komitetet teknike dhe grupet e punës,

marrin informacion në lidhje punën e standardizimit në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar,

propozojnë kandidatë për anëtarë të Bordit Drejtues brenda kritereve të përcaktuara.

propozojnë kandidatë për anëtar të Bordit Teknik,

marrin pa pagesë buletinin zyrtar, katalogun, materiale të tjera me karakter informues, njihen me rregulloret e brendshme të DPS-së,

marrin informacion të rregullt mbi konferencat dhe seminaret e organizuara nga DPS, kanë një zbritje të pagesës për standardet dhe draft standardet shqiptare,

kanë zbritje të çmimit për shërbimet e ofruara nga DPS.

2. Përveç të drejtave të shënuara më lartë, anëtarët me të drejta të plota kanë të drejtën :

informohen lidhur me çdo çështje të rëndësishme me interes të veçantë për to;

marrin pjesë në punën e organeve teknike të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të standardizimit,

kanë akses në dokumentet e punës të organeve teknike ku ata marrin pjesë, subjekt i respektimit të të drejtave të autorit dhe përdorimit të së drejtës së DPS-së,

kanë zbritje të çmimit për seminaret dhe programet e trajnimit të organizuara nga DPS. 

3. Zbritja në shitjen e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit, seminaret dhe programet e trajnimit të organizuara nga DPS vendoset me miratimin e Ministrisë së Financave.

4. Anëtarët e FKS-së kanë detyrimet e mëposhtme:

të respektojnë Ligjin mbi Standardizimin, Rregulloret e Brendshme, vendimet/urdhërat e organeve drejtuese DPS-së,

të kontribuojnë për arritjen e qëllimeve dhe zbatimin detyrave të DPS-së,

të paguajnë kontributet të tyreanëtarësimit deri në fund të tremujorit të parë të çdo viti kalendarik,

të veprojnë në përputhje me rregullat kombëtarepunës së standardizimit, të ndihmojnë në nxitjen e përdorimit të standardeve shqiptare dhe të mbrojnë reputacionin e DPS,
të respektojnë të drejtën e pronësisë intelektuale, shfrytëzimit dhe të drejtën e autorit të DPS-së,

të mos veprojnë në dëm të qëllimeve dhe interesave të DPS-s,

të mbështesin ecurinë e punës së komiteteve teknike në të cilat marrin pjesë.

Anëtarët e FKS-së, të cilët kanë statusin e pjesëmarrësit në komitetet teknike, kanë detyrimin e dhënies së mendimeve dhe votimin e projekt-standardeve shqiptare të zhvilluara në komitetet teknike përkatëse.