dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Nentor 2019 - Shkurt 2020, DPS ka miratuar 567 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 186 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 381 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Bordi Drejtues

Bordi Drejtues i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, është një nga organet drejtuese të këtij institucioni, misioni i të cilit është sigurimi i transparencës dhe paanshmërisë ndërmjet palëve të interesuara në procesin e vendim-marrjes së standardizimit dhe ruajtja e barazisë të secilës palë në këtë proces.

Pas një pune të gjatë përgatitore në aspektin ligjor - bazuar në VKM Nr. 433 , datë 05.05.2010 dhe Rregulloren e funksionimit dhe veprimtarisë së Bordit Drejtues të DPS-së miratuar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës - më datë 09.12.2010, u bë konstituimi i këtij Bordi.

Bordi Drejtues përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët janë përfaqësues të palëve të interesuara në procesin e standardizimit, respektivisht biznesi, qeveria, konsumatori, akademia. Ky përfaqësim është i tillë, që interesat e palëve të jenë të balancuara, ku e drejta për të propozuar, për t'u informuar dhe për të vendosur të jetë e baraspeshuar ndërmjet palëve.

Bordi Drejtues i DPS mblidhet dy herë në vit. Mbledhjet thirren dhe kryesohen nga Kryetari. Drejtori i Përgjithshëm dhe Drejtorët e Departamenteve të DPS-së, marrin pjesë në mbledhjet e Bordit Drejtues pa të drejtë vote.

Kryetar i Bordit Drejtues është zoti Edmond SheshiAdministrator të NETRDA - Tiranë.

 Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2018 më datë 9 Shkurt, në ambientet e DPS-së. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Mbledhja u drejtua fillimisht nga Drejtori i Përgjithshëm i DPS, Z. Riza Hasanaj, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.

Për më tepër

Anëtarët e Bordit Drejtues

Edmond SHESHI

Drejtor Ekzekutiv NETRDA, Tiranë 

Stilian HABIBI

Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë

Drejtor i Metrologjisë Shkencore dhe Industriale

Klotilda NEZIRI

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Drejtor - Drejtoria e Tregut të Brendshëm

Agim BUFI – Konfindustria Shqiptare


Fatmir HOXHAJ

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Drejtor - Drejtoria e e Administrimit të Pronës Shtetërore

 

Armond HALEBI

Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit

Drejtor i Përgjithshëm

Arben SHKODRA

Nënkryetar - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Nelsi GEGA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë – MIE

 

Edi FERO 

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

Drejtor - Drejtoria Veterinare

Hajredin Toca

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar

Administrator

Elfrida SHEHU

Zv-Rektore - Universiteti Politeknik i Tiranës