dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

Bordi Teknik

Bordi Teknik i DPS

Menaxhimi i punës teknike të standardizimit kryhet nga Bordi Teknik. Ky organ teknik mblidhet minimalisht 2 herë në vit për të shqyrtuar, konsultuar dhe marrë vendimin përfundimtar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me organizimin, koordinimin dhe planifikimin e punës për standardizimin.

 

Në Bordin Teknik (BT) marrin pjesë përfaqësues nga palët e interesuara për standardizimin, të cilët kontribuojnë vullnetarisht me ekspertizë teknike në këtë proces. Miratimi i anëtarëve bëhet nga Bordi Drejtues me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të DPS-së në cilësinë e kryetarit të BT.


Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e parë 2018


 

Më datë 19 Janar 2018, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e parë të vitit 2018, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Suzana Laçi, përgjegjëse e sektorit CEN/ISO dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

 

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

 

Për më tepër

 

Miratohet Programi i Punës të DPS-së për 6-mujorin e dytë 2018

 

 

Më datë 6 Korrik 2018, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e dytë të vitit 2018, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, Përgjegjëse e Sektorit CENELEC/IEC dhe Sekretare  e BT dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i BT.

Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

 

Për më tepër

 

Menaxhimi i punës teknike për standardizimin i është deleguar Bordit Teknik, funksionin e të cilit, para ngritjes së tij, e ka kryer Grupit të Ekspertëve të DPS-së (GES).
 

 * Në përputhje me ligjin nr. 9870 “Për Standardizimin”  më datë 09.12.2010  është krijuar Bordi Teknik i DPS-së i cili  funksionon bazuar në rregulloren e tij, miratuar nga Bordi Drejtues.

 

DPS , Tiranë6 Korrik 2018