dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 5
 

Grupet e blerësve

Blerësit e standardeve mund të jenë studentë, persona (fizik apo juridik), bashkëpunëtorë apo biznese. Në këtë rubrikë pasqyrohet informacion mbi tarifat (Tabela 1. Çmimet e shitjes së standardeve Shqiptare) dhe zbritjet përkatëse sipas kritereve të mëposhtëme:

- Për të gjitha Standardet Shqiptare (SSH) të publikuara nga DPS, qofshin këto standarde puro Shqiptare apo që adoptojnë ato europiane (EN) dhe ndërkombëtare (ISO e IEC), do të aplikohet çmimi për faqe siç jepet në listën bashkëlidhur;

Për të gjitha Standardet Shqiptare (SSH) të publikuara nga DPS, qofshin këto standarde puro Shqiptare apo që adoptojnë ato europiane (EN) dhe ndërkombëtare (ISO e IEC), që kërkohen nga studentët çmimi është sa 15% e çmimit për faqe siç jepet në listën bashkëlidhur;

Personat (fizikë dhe/ose juridikë), që blejnë më shumë se 10 standarde përfitojnë një ulje prej 10% e totalit të vlerës së standardeve të kërkuara;

Agjentët e shitjes, specifikuar në marrëveshjet e lidhura ndërmjet DPS-së dhe atyre, përfitojnë 30% të totalit të vlerës për të gjitha shitjet e standardeve (SSH) të realizuara prej tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 70% i kalon DPS-së; 

- Për bashkëpunëtorët* e DPS-së çmimi është sa 50% e çmimit për çdo standard të kërkuar, siç jepet në listën e çmimeve bashkëlidhur.

  

*Bashkëpunëtorë janë të gjithë përfaqësuesit e palëve të interesuara, të cilët, bazuar në pikën 3 të nenit 12 të ligjit nr.9870, datë 4.2.2008 “Për Standardizimin”, i ndryshuar, kontribuojnë vullnetarisht në procesin e punës për hartimin dhe miratimin e standardeve, nëpërmjet pjesëmarrjes së tyre në Komitetet Teknike të DPS-së

 

 

Agjentët dhe nën-shpërndarësit

DPS ka marrëveshje bashkëpunimi me Agjensinë për Standardizim të Kosovës, ku ndër të tjera DPS e ka caktuar ASK si shitës zyrtar të DPS-s për rishitjen e standardeve shqiptare brenda territorit të Kosovës. Në këtë marrëveshje respektohen të gjitha kërkesat e Guidës 10 në lidhje me politikat e shitjeve që duhet të respektojnë vendet që gëzojnë statuse të ndryshme në CEN/CENELEC.

Për të plotësuar më mirë kërkesat e klientëve dhe për të qenë sa më afër me ta, DPS i ka deleguar të drejtën për shitje të grup standardeve në funksion të fushave të tyre të interesit, institucioneve të tilla si:

- Institutit të Ndërtimit(IN) në Tiranë,

- KIBE 1 shpk në Durrës (Laborator i provave të Materialeve të Ndërtimit),

- Agjencia Rajonale e Zhvillimit (ARZH) në Korçë, Konfindustria

- Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Marrëdhëniet me këto organizma janë rregulluar ne aktmarrëveshjet përkatëse të lidhura ndërmjet DPS dhe këtyre subjekteve. Këta nën-shpërndarës ose Shitës Zyrtarë të DPS-s, që veprojnë brenda territorit shqiptar dhe në Kosovë, janë të detyruar të zbatojnë politikat e shitjes. Për agjentët e shtijes të cilët punojnë mbi bazën e një kontrate të lidhur midis DPS dhe atyre, 70% e vlerës së çmimit i takon DPS dhe 30% agjentëve.