dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 22
 

Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), duke ditur rëndësinë që ka aplikimi dhe zbatimi i standardit SSH EN ISO 9001, dhe duke dashur të promovojë zbatimin e standardeve në përgjithësi, vendosi ta aplikojë këtë standard që në vitin 2004.

Puna për aplikimin (ngritjen e sistemit të menaxhimit dhe zbatimin e tij) vazhdoi disa muaj. Në Mars 2005 DPS mori Çertifikatën e ISO 9001:2000 nga organizmi çertifikues Italian CSQ i IMQ i cili është edhe anëtar i IQNet – Rrjetit Ndërkombëtar të Cilësisë, e cila vërtetoi dhe dokumentoi se DPS ka ngritur një sistem për menaxhimin e cilësisë dhe se ky sistem është funksional në zbatim të kërkesave të standardit SSH EN ISO 9001:2000.

Gjatë vitit 2009 e në vazhim është punuar për implementimin në Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë të DPS e standardit SSH EN ISO 9001:2008. Për këtë u rishikuan të gjitha procedurat dhe dokumentacioni i SMC. Në Qershor 2010, organizmi italian CSQ anëtar i IQNET, kreu çertifikimin e SMC së DPS sipas 9001:2008 dhe e gjeti atë pa “non conformity”.

Dokumentet që lidhen me këtë sistem janë Manuali i Cilësisë, i cili paraqet shumë qartë politikën dhe objektivat e cilësisë. Gjithashtu, gjenden dokumentet e mëposhtme siç tregohen në piramidën në vijim:

Por, çfarë ka përfituar DPS nga sistemi për menaxhimin e cilësisë?

Ky sistem i referohet asaj që DPS bën për menaxhimin e proceseve dhe aktiviteteve të saj në mënyrë që produktet dhe shërbimet e DPS të plotësojnë objektivat e vëna në drejtim të:

- Zbatimit të legjislacionit dhe rregullave në fushën e standardizimit;

- Plotësimit të kushteve për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota në CEN&CENELEC;

- Ofrimit të një shërbimi sa më cilësor ndaj klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.

Si e realizojmë këtë?

Nëpërmjet përgatitjes së procedurave për secilin proces të të gjithë veprimtarisë së standardizimit, duke bërë që çdo punonjës të dijë me saktësi çfarë duhet të bëjë, si, kur dhe ku.

Nëpërmjet (ciklit “Planifiko – Bëj – Kontrollo – Vepro”) i cili është një nga parimet e famshme të standardeve të ISOs për sistemet e menaxhimit.

Planifikimi – vendosja e objektivave dhe përgatitja e planeve për arritjen e tyre.

Bëj – zbatimi i planeve.

Kontrollo – matja e rezultateve të arritura dhe evidentimi/regjistrimi i tyre.

Vepro – mbi bazën e matjes së rezultateve ndërmerren veprimet konkrete për korrigjimin dhe përmirësimin e punës, si dhe mbahen regjistrat e duhur për të mësuar nga gabimet dhe për të mos i përsëritur më ato.

Artikulli  / Përfitimet e ISO 9001