dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 12
 

Marrëveshje

Marrëveshjet kanë për qëllim ndër të tjera të theksojnë:

- rëndësinë që ka bashkëpunimi midis institucioneve të infrastrukturës së cilësisë dhe atyre që merren me zhvillimin ekonomik,

- rëndësinë, rolin dhe përfitimet që rrjedhin nga një bashkëpunim i ngushtë midis palëve të interesuara për zhvillimet më të fundit teknologjike në fushën e sigurisë dhe cilësisë së produkteve e shërbimeve,

- ndikimin pozitiv që kanë standardet dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit në zhvillimin e ekonomik të vendit dhe në marrëdhëniet tregtare rajonale e ndërkombëtare.

Gjithashtu, këto marrëveshje synojnë një sensibilizim të aktorëve të ekonomisë për pjesëmarrje me aktive të tyre (kryesisht të eksperteve të fushave të ndryshme të biznesit/kompanive) në Komitetet Teknike të DPS dhe në procesin e hartimit, adoptimit, miratimit dhe përkthimit të standardeve Shqiptare.

Shtrirja e këtij bashkëpunimi në qytete të tjera përveç Tiranës, ka për qëllim çuarjen më pranë biznesit dhe strukturave të zhvillimit rajonal teknologjinë më të fundit në nivel Europian e Ndërkombëtar, standardet Europiane e ndërkombëtare për të gjitha fushat e ekonomisë.

Në këto marrëveshje DPS i cakton palët nënshkruese si shitës zyrtare të standardeve Shqiptare përkundrejt termave financiare të rëna dakord nga palët.

Gjithashtu, në këto marrëveshje, DPS inkurajon shumë iniciativat e individëve apo kompanive të ndryshme të kontribuojnë financiarisht në përkthimin në gjuhën shqipe të standardeve Shqiptare.

Agjentët dhe Nën-shpërndarësit

- Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Standardizimi të Kosovës (ASK)

- Marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

- Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

- Marrëveshje bashkëpunimi me Alb-Konfindustria, Tiranë

- Marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit, Korçë

- Marrëveshje bashkëpunimi me Laboratorin Kibe 1, Durrës

- Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Ndërtimit, Tiranë

Organizmat e Standardizimit

- Marrëveshje bashkëpunimi me Komiteti Evropian i Standardeve (CEN)

- Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Malit të Zi (ISME)

- Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Republikës së Maqedonisë (ISRM)

- Memorandum mirëkuptimi me Institutin Turk të Standardeve (TSE)

- Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë Federale për Rregullimin Teknik dhe Metrologjinë të Federatës Ruse

- Marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Bosnjës dhe Hercegovinës (BAS)

- Marrëveshje dypalëshe me Institutin e Standardizimit të Republikës së Kroacisë (HZN)

- Memorandum bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Azerbajxhanit