Bota po përballet me sfida të rëndësishme. Rritja e çlirimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë po rrit temperatyrën mesatare të tokës. Si rezultat, priten ndryshime drastike të klimës dhe opinioni shkencor botëror parashikon ndryshime të mëdha në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor në planetin tonë.
Ekspertët kryesorë mbi ndryshimin e klimës kanë vënë përpara një seri zgjidhjesh praktike për të kapërcyer ndryshimin e klimës. Këto zgjidhje përfshijnë standardet teknike të publikuara nga tre organizatat botërore lider të standardizimit ndërkombëtar: Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës (IEC), Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).
IEC, ISO dhe ITU ofrojnë një sistem të standardizimit, produkti i të cilëve përfshin standardet për çështjet e mëposhtme që lidhe me luftën kundër ndryshimeve klimaterike: |