FAQ Lidhje Kontakt Kërko Standarde
 
 

 
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është Organi Kombëtar i Standardeve në Shqipëri, i krijuar rreth 60 vjet më parë. Ajo përfaqëson Republikën e Shqipërisë në të gjitha organizatat Europiane e ndërkombëtare të standardizimit dhe interesat e të gjithë ekonomisë së vendit në hartimin dhe adoptimin e standardeve Europiane e ndërkombëtare si Standarde Shqiptare. Për më tepër >>
 

Misioni

Të përafrojë procedurat e infrastrukturës sonë të cilësisë me procedurat  Organeve  Europiane të Standardizimit (CEN&CENELEC);

Të rrisë ndërgjegjësimin publik për rolin e rëndësishëm që ka përdorimi i standardeve (EN) dhe procedurave Europiane të vlerësimit të konformitetit;
Të ofrojë transparencë, gjithëpërfshirje dhe konsensus të të gjitha palëve të interesuara;

Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të biznesit për përfitimet dhe mundësitë në tregti nga zbatimi i standardeve teknike në shërbimet dhe produktet e tyre;

Të bëhet anëtare me të drejta të plota në Komitetet Evropiane të Standardizimit, respektivisht CEN&CENELEC;

Prioritetet
Përafrimi i paketës tonë ligjore me modelin e homologëve tanë në BE;

Zbatim i plotë në praktikë i legjislacionit të përafruar;

Përmbushja e kushteve për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në CEN&CENELEC;

Vazhdimësia dhe rritja e numrit të adoptimeve të standardeve Europiane (EN) si standarde Shqiptare (S SH );

Marrja e të gjitha masave të nevojshme në mënyrë që të rritet zbatimi i EN-ve në ekonominë tonë.