b
FAQ
b
Kërko
b
Kontakt
b
Lidhje
b
Kërko Standarde
 


Konferenca e Infrastruktuës së Cilësisë

 
 
 
 
Në orën 9.00 të datës 19 Maj 2009, në ambientet e International Tirana Hotel, u zhvillua Konferenca e Parë e Infrastrukturës së Cilësisë. Konferenca fillimisht zhvilloi një seancë përshëndetjesh (sipas programit) ku fjalën e hapjes e mbajti Z. Genc Ruli, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Mbajtën fjalën e tyre dhe Drejtuesit e Institucioneve të Infrastrukturës së Cilësisë: Z. Arben Nati (DPS), Znj. Myrvete Pazaj (DPM) dhe Z. Agim Anxhaku (DPA). Konferenca kishte të gjitha atributet e një konference shkencore duke ndihmuar kështu në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat respektive. Në konferencë morën pjesë individë dhe institucioneve të rëndësishme nga vendi dhe rajoni si dhe përfaqësues të biznesit.

Konferenca u zhvillua në dy salla të ndara, ku në secilën u zhvilluan nga 2 seksione me prezantime. Referimet ishin nga fusha të ndryshme dhe i përkisnin tematikave të përcaktuara paraprakisht si më poshtë:

Tematika e Konferencës:
Menaxhimi i Cilësisë - Koncepte, Principe, Programe dhe Filosofitë mbi to;
Cilësia e jetës;
c Sistemet e integruara të menaxhimit;
c Standardet dhe cilësia në organizata;
c Standardet dhe cilësia e siguria e produkteve, proceseve e shërbimeve;
c Standardet dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit;
c Standardet dhe legjislacioni Evropian e ai Shqiptar;
c Matjet, kontrolli dhe cilësia në prodhim;
c Përmirësimi i proceseve dhe përmirësimi i performancës etj;
 
Programi / Njoftim për shtyp / Fotografi
 
Seksioni A1 - I Përgjithshëm, Metrologji
Seksioni A2 - Ndërtim
Seksioni B1 - Ushqimore, Farmaci
Seksioni B2 - Teknologji, Lëndë Drusore