b
FAQ
b
Kërko
b
Kontakt
b
Lidhje
b
Kërko Standarde
 


Marrëveshje bashkëpunimi me Vendet e Rajonit

 
 
 
 

Në datën 18 Qershor 2009 në Ohër të Maqedonisë, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Standardizimit të Republikës së Maqedonisë (ISRM) dhe Institutin e Standardizimit të Malit të Zi (ISME).

Këto marrëveshje janë hartuar në kuadrin e një bashkëpunimi më të ngushtë midis organizmave homologe në rajon dhe do t’i shërbejnë  shkëmbimit të eksperiencës në fushën e standardizimit kryesisht në plotësimin e kushteve me qëllim që organizmat tona të standardizimit të bëhen anëtare me të drejta të plota në CEN & CENELEC. Këto marrëveshje  kanë gjithashtu për qëllim t’i shërbejnë:
Zbatimit në praktike të Marrëveshjes CEFTA të vitit 2006, Aneksi 1, Kapitullin IV, Nenin 13, i cili i referohet bashkëpunimit rajonal, bazuar në kompetencat dhe funksionet e secilit institucion;
Eliminimit të barrierave teknike në tregti ndërmjet Shqipërisë,  Maqedonise dhe Malit të Zi;
c Bashkëpunimit reciprok ne fushën e standardizimit, në zbatim të parimeve dhe rregullave të adoptuara nga organizmat Evropiane e ndërkombëtare në këtë fushe, për një sistem standardizimi sipas praktikave Evropiane e ndërkombëtare;
c Promovimit tërëndësisë së proceseve në fushën e standardizimit dhe në fushën e vlerësimit të konformitetit ndaj kërkesave të standardeve;
c Zhvillimit të ekonomisë dhe tregtisë rajonale.
 

Gjithashtu, nëpërmjet këtyre marrëveshjeve palët e interesuara apo bizneset/kompanite e ndryshme të prodhimit apo të shërbimeve mund të gjejnë shumë lehtë standardet shqiptare në fuqi të cilat kanë adoptuar ato evropiane e ndërkombëtare. Pra, këto marrëveshje do t’i vijnë në ndihmë asaj pjesë të popullsisë shqipfolëse në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi të cilët janë të interesuar për standardet evropiane e ndërkombëtare të adoptuara dhe të përkthyera në gjuhën shqipe.

Njoftim / Fotografi