dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 9
 

Të kontribuosh për një botë më të mirë në Ditën Botërore të Turizmit!

 

Dita Botërore e Turizmit është dita për të treguar se si turizmi mund të përmirësojë botën rreth nesh.

 

Vitin e kaluar, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, kanë udhëtuar rreth 1.2 miliardë turistë, dhe ky numër pritet të shkojë në 1.8 miliardë deri në vitin 2030. Edhe pse gjithë kjo ngarkesë krijon presion mbi tokë, turizmi ndërkombëtar jep të dhëna që e gjitha kjo ka përfitime të rëndësishme ekonomike për komunitetet vendore, shumë prej të cilëve mbështeten në të.

 

Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo 27 Shtator për të rritur ndërgjegjësimin dhe kontributin që turizmi mund të bëjë në zhvillimin e qëndrueshëm. Tema e këtij viti, "Turizmi dhe Transformimi Dixhital", thekson rëndësinë e teknologjive dixhitale në industrinë e turizmit dhe se si ato mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm përmes gjërave të tilla si fuqizimi i komunitetit vendor dhe menaxhimi efikas i burimeve.

 

Për më tepër, Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), siguron një numër të madh standardesh që shërbejnë si mjete të rëndësishme për të ndihmuar bashkëpuntorët kryesorë në industrinë e turizmit të përmirësojnë kontributin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm. Këto përfshijnë standardet nga komiteti teknik ISO/TC 228, Turizmi dhe shërbimet e lidhura.

 

Një shembull është specifikimi teknik ISO/TS 13811, Turizmi dhe shërbimet - Udhëzime për zhvillimin e specifikimeve mjedisore për institucionet e akomodimit, që i ndihmon organizatat të zvogëlojnë ndikimet negative të akomodimit të turizmit në mjedisin natyror.

 

Komiteti i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), aktualisht është duke punuar në standarde të tjera të rëndësishme që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm brenda turizmit. Kjo perfshin:

 

  • ISO 21401, Turizmi dhe shërbimet - Sistemi i menaxhimit të qëndrueshmërisë për institucionet e akomodimit - Kërkesat;
  • ISO 20611, Turizmi aventuresh - Praktika të mira për qëndrueshmërinë - Kërkesat dhe rekomandimet;
  • ISO 21416, Shërbimet zhytëse rekreative - Kërkesat dhe udhëzimet për praktikat e qëndrueshme në zhytjen rekreative.

 

 


Për më tepër na kontaktoni:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment