dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 3
 

Dita Botërore e Standardeve 2018 – "E ardhmja i takon Standardeve"

 

Në datën 12 Tetor 2018, ditën e premte, në Bruksel do të organizohet konferenca mbi Ditën Botërore të Standardeve.

 

Për të celebruar këtë ditë, CEN (Komiteti Evropian për Standardizimin), CENELEC (Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin), ETSI (Instituti Evropian i Standardeve të  Telekomunikacionit), Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Tregëtinë e Brendshme, Industritë, Ndërmarrjet, Biznesi i vogël dhe i mesëm janë duke organizuar një tweetchat me të gjithë personat e interesuar.

 

Ky tweetchat do të zgjasë rreth një orë dhe tematika kryesore do jetë mbi temën: “E ardhmja i takon Standardeve”.

 

Gjatë këtij bashkëbisedimi (tweetchat), çdo 10 minuta do të postohen disa nga pyetjet e mëposhtme:

 

  • Tregu Unik, (Single Market) në këto 25 vjet ka qenë një histori suksesi edhe në sajë të ndihmës së standardeve?
  • A është e rëndësishme që të koordinohen mes tyre të gjitha fushat e standardizimit?
  • Si mundet standardet të arrijnë suksesin dhe të sigurojnë konkurrencën Evropiane?
  • A është i përshtatshëm sistemi aktual i standardizimit Evropian për qëllimet e sfidave të së ardhmes?
  • Çfarë lloj bashkëpunimi në nivel ndërkombëtar do të ishte i nevojshëm për të përmirësuar standardizimin?

 

Regjistrimi është pa pagesë, por ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar në linkun e mëposhtëm para datës 5 Tetor 2018.

https://www.cvent.com/events/standards-meet-the-future/registration-05abbeca89b24ccaaebf24171a1ab044.aspx?fqp=true

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 



Shto koment