dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te dyte te vitit 2018, DPS do te miratoj 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 954 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 272 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 40
 

Sistemet Teknologjike për shërbimet e rrjetit të internetit

Pajisjet elektronike janë përhapur gjerësisht në mbarë botën ndaj “Sistemet teknologjike", ndikojnë në çdo fushë të jetës, duke filluar nga energjia elektrike deri në bujqësi. Standardi Ndërkombëtar i botuar së fundmi i vjen në ndihmë sistemeve teknologjike që të jenë më të mbrojtura, të sigurta dhe më shumë fleksible.

 

Sistemet e Teknologjisë janë të përhapura gjithëkund në qytetet e përparuara duke filluar nga automjetet vetjake deri tek sektori i bujqësisë, industria përpunuese dhe shëndetësia. "Sistemet Teknologjike" përfshijnë integrimin e rrjetit të internetit në teknologjinë e informacionit (TI), duke bërë të mundur që pajisjet elektronike të bashkëveprojnë me botën.

 

Aplikimet për rrjetin e internetit po shtohen ditë pas dite dhe ndërsa ky fenomen vazhdon e përhapet akoma më shumë, po kështu lind edhe nevoja për besim, siguri dhe një bazë nga e cila teknologjia mund të zhvillohet më tej, me masa dhe sisteme të fuqishme kudo.

 

ISO/IEC 30141, “Sistemet teknologjike” – Baza e rekomanduar, siguron një Strukturë Ndërkombëtare të Standardizuar të Protokollit të Pajisjet elektronike (IOT) duke përdorur një gjuhë të përbashkët, projekte të njëpasnjëshme dhe praktikat më të mira të industrisë së tekonologjisë.

 

Doktor François Coallier, Kryetar i Komitetit të Përbashkët Teknik të Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) dhe Komisionit Ndërkombëtar të Elektroteknikës (IEC), i cili ka hartuar standardin, thotë se “Sistemet Teknologjike po përparojnë për shkak të zhvillimeve të shpejta në Komisionin e Teknologjisë Ndërkombëtare (ICT)”.

 

ISO/IEC 30141 synon të ofrojë një kornizë të përbashkët për projektuesit dhe hartuesit e aplikacioneve të internetit dhe sistemeve, që mundësojnë "besimin", që do të thotë se ato janë të sigurta, respektojnë jetën private dhe mund të përdoren  në raste, siç janë fatkeqësitë natyrore dhe sulmet.

 

Sipas, Doktor François Coallier, "Tashmë janë shumë standarde të publikuara mbi elasticitetin, mbrojtjen dhe sigurinë dhe ky standard do të sigurojë bazën e duhur për t'i zbatuar ato në Sistemet Teknologjike".

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment