dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 17
 

Ta bëjmë botën të aksesueshme për të gjithë me standardet ndërkombëtare, ISO

 

Mbi një miliard njerëz në mbarë botën kanë forma/nivele të ndryshme të aftësisë së kufizuar. Mbështetja dhe përfshirja e këtij grupi të madh të popullsisë, janë thelbësore për një shoqëri të qëndrueshme, e cila ka qenë tema e këtij viti për “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar.

 

Kjo ditë kontribuon në qëllimet e përcaktuara në Axhendën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, e cila premton që "askush të mos lihet mbas dore".

 

Disa nga Standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), janë mjetet kryesore për arritjen e këtyre qëllimeve, dhe ka ende shumë Standarde të tjera, në përgatitje e sipër, duke nisur nga sinjalistika rrugore e deri në ndërtimin e ndërtesave, të cilat ndihmojnë prodhuesit, ofruesit e shërbimeve, projektuesit dhe hartuesit e politikave, të krijojnë produkte dhe shërbime, në plotësim të nevojave për çdo shtresë të popullsisë.

 

Këtu përfshihen standardet për teknologjinë ndihmëse, pajisjet lëvizëse për njerëzit e moshuar dhe shumë më tepër. Në fakt, fushat janë disa, madje ISO ka edhe udhëzues për hartuesit e standardeve, për të siguruar që nevojat e personave me aftësi të kufizuar, janë marrë parasysh gjatë shkrimit të standardeve të reja.

 

Udhëzuesi ISO/IEC 71, për trajtimin e çështjeve të plotësimit të nevojave të personave me aftësi të kufizuar nëpërmjet standardeve, i hartuar nga ISO në bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) dhe Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), synon të ndihmojë hartuesit e standardeve që të marrin parasysh këto çështje, gjatë zhvillimit ose rishikimit të standardeve, nëse ato nuk janë  trajtuar më parë.

 

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar i dedikohet ndërtimit të një bote paqësore dhe të begatë, e përcaktuar në 17 Objektivat e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) – duke konsideruar për këtë edhe rolin e qindra Standardeve të ISO-s.

 

Shembujt përfshijnë Standardin ISO 17049 për përdorimin e tastierave të posaçme të projektuara për t’u aksesuar nga personat e verbër, Standardin ISO 23599 për produktet ndihmëse për personat e verbër dhe me shikim të dobët dhe për standardin ISO 21902 për të bërë të mundur turizmin edhe për këtë shtresë, të cilët kontribuojnë direkt në plotësimin e objektivit SDG 3: Shëndeti dhe Mirëqenia e Personave me Aftësi të Kufizuar.

 

Përveç kësaj, standardet si ISO 37101 “Zhvillimi i qëndrueshëm në komunitet - Sistemi i menaxhimit për zhvillim të qëndrueshëm - Kërkesat me udhëzime për përdorim” janë të paçmueshme për arritjen e objektivit SDG 11: Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme, i cili ndihmon në bërjen e qyteteve gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të pastra/shëndetshme për të gjithë qytetarët.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) i ka te adoptuara  këto standarde dhe kushdo që është i interesuar për to mund të na vizitojë në zyrat tona në adresën:

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment