dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 3
 

Miratohet Programi i Punës së Standardeve për 6-mujorin e parë 2019

 

   

Më datë 19 Janar 2019, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e parë të vitit 2019, me rend dite sipas atij të njoftuar nga Znj. Anita Reçi, Përgjegjëse e Sektorit CENELEC/IEC dhe Sekretare  e Bordit Teknik (BT) dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe Kryetar i BT.

 

 
Mbledhja u zhvillua sipas një rendi të paracaktuar, për të cilin anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord.

 

 

Fillimisht Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për vitin 2018, ku ndër të tjera, theksoi:

 

  • Realizimin 100% të Planit të Punës;
  • Rifreskimin periodik të listave me standarde nën Direktivat Evropiane dhe adoptimin 100% të këtyre standardeve të harmonizuara, sipas procedurave të punës së DPS;
  • Uljen e numrit të standardeve të vjetra puro shqiptare dhe zëvendësimin e tyre me standarde europiane ose ndërkombëtare.

 

Më pas Z. Gentian Gjyrezi, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DS) prezantoi programin e punës së kësaj drejtorie për adoptimin dhe miratimin e standardeve të reja, për 6 mujorin e parë të vitit 2019, periudha Janar-Korrik 2019, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

 

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

 

  • Programin e Punës së standardeve për 6-mujorin e parë të vitit 2019;
  • Përbërjen e Komiteteve Teknike.

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e dytë të vitit 2019, do të mbahet javën e parë të muajit Korrik 2019.

DPS , Tiranë - Janar 2019

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment