dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

Së shpejti standardi SSH EN ISO/IEC 17025:2017 “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të kalibrimit dhe të testimit”

 

Përkthim standardi KT_01.jpgTë nderuar bashkëpunëtorë dhe palë të interesuara,

 

Standardi shqiptar, SSH EN ISO/IEC 17025:2017 “Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve të kalibrimit dhe të testimit”, është adoptuar nga Drejtoria jonë nëpërmjet Komitetit Teknik Nr. 1 "Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale" dhe do të publikohet së shpejti i përkthyer jo vetëm me faqen e parë, por me përkthimin e të gjithë tekstit të tij.

 

Ky standard specifikon kërkesat e përgjithshme për kompetencën, paanshmërinë dhe funksionimin e qëndrueshëm të laboratorëve. ISO/IEC 17025:2017 është i zbatueshëm për të gjitha organizatat që kryejnë aktivitete laboratorike, pavarësisht nga numri i personelit. Konsumatorët laboratorikë, autoritetet rregullatore, organizatat dhe skemat që përdorin vetë vlerësimin, organet e akreditimit dhe të tjerë përdorin ISO/IEC 17025:2017 në konfirmimin ose njohjen e kompetencës së laboratorëve dhe do t’i vijë në ndihmë laboratorëve të kalibrimit dhe të testimit.

 

Për më tepër rreth këtij standardi, Ju mund të kërkoni në Katalogun e Standardeve Shqiptare, i disponueshëm në faqen tonë të internetit: www.dps.gov.al, në linkun: http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php, si edhe mund të na vizitoni në zyrat tona: Rruga “Mine Peza”, Nr.143/3, Tiranë.

 

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment