dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 9
 

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

   

 

 

 

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2019 më datë 20 Mars, në ambientet e DPS-së. Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

 

Mbledhja u drejtua fillimisht nga Kryetari i Bordit, Z. Edmond Sheshi, i cili hapi mbledhjen, duke e drejtuar atë sipas rendit të ditës të miratuar nga të gjithë anëtarët.

 

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:

 

  • Planin vjetor të punës së DPS për vitin 2019 – diskutimi dhe miratimi nga Bordi Drejtues;
  • Diskutimin dhe miratimin e Rregullores për funksionimin e DPS;
  • Diskutimin dhe miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Bordit Teknik të DPS;
  • Të ndryshme

 

Disa nga rezultatet/vendimet e mbledhjes ishin:

 

  • Pas diskutimeve dhe shpjegimeve të dhëna për arsyen e ndryshimeve në rregulloren e re të propozuar, si dhe për Planin Vjetor të Punës së DPS për vitin 2019, Bordi në mënyrë unanime miratoi:

 

1. Miratimin e Rregullores;

 

2. Miratimin e Planit të Punës për vitin 2019;

 

3. Miratimin e ndryshimeve në Bordin Teknik të DPS.

 

Për mbledhjen tjetër të radhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.

 

 

           DPS , Tiranë - Mars 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment