dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

DPS në takim me studentë e pedagogë të Fakultetit të Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës

 

 

Në takimin me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) prezantuan rolin dhe veprimtarinë e DPS-së në fushën e standardizimit, si dhe diskutuan mbi  rëndësinë e përdorimit të standardeve në:

 

  • Jetën e përditëshme;
  • Cilësinë e produkteve dhe shërbimeve;
  • Dhe për tregtinë.

 

Prezantimi u organizua në formën e një informacioni të përgjithshëm mbi sistemin e standardizimit dhe mënyrën e funksionimit të tij, FAQ (Pyetje/Përgjigje të shpeshta) duke iu dhënë përgjigje pyetjeve si; Çfarë është një standard? Çfarë bëjnë standardet për Ju? Si mund të blini një standard? A aplikon DPS ulje në çmimin e standardeve? etj.

 

Shembuj standardesh konkret u diskutuan për të kuptuar çfarë është një standard dhe roli i tij për përdoruesit. U shpjegua procesi i gjetjes apo kërkimit online të standardeve, ku u theksua se mjafton të vendoset fusha e veprimtarisë apo një fjalë kyç, për të cilën jemi të interesuar dhe më pas shfaqen të gjitha standardet e kësaj fushe, statusi i tyre, titulli dhe numri i standardit, qëllimi dhe çmimi përkatës.  

 

Në fund të prezantimit studentët u njohën me publikimet e DPS, materiale këto që mund t’i ndihmojnë gjatë procesit të studimit apo edhe në zhvillimin e temave të diplomës në këtë fushë.

 

Gjithashtu, DPS prezantoi të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion (tel., fax., faqja e internetit, Profilet e DPS-së në mediat sociale) dhe shërbimet që ajo ofron.

 

          

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment