dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 23
 

Mblidhet Komiteti Teknik i DPS KT 10 “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Më datën 28 Mars 2019, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 10“ “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”, nën drejtimin e Kryetarit zotit Endri Luga dhe pjesëmarrjes së Anëtarëve e tjerë të këtij Komiteti Teknik.

 

Nga DPS morën pjesë; Sekretari i KT-së z. Granit Çerkezi, Përgjegjësi i Sektorit për standardet e Elektroteknikës dhe Telekomunikacionit si dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

 

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për subjektet e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e komitetit për adoptimin e standardeve.

 

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 50 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) në fushën e telekomunikacionit nga ETSI – Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit, nga të cilat pjesa më e madhe ishin Specifikime Teknike (nga ku veçojmë specifikimet teknike për teknologjinë 5G) dhe standarde nën Direktivën Evropiane RED të Pajisjeve Radio.

 

Përzgjedhja e standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare ishte bërë prej anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas planifikimit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

 

Gjithashtu, diskutimet e anëtarëve u përqendruan edhe në zhvillimin e vrullshëm të telekomunikacionit e protokolleve të komunikimit dhe nevojën për të qenë aktiv në këtë fushë.

 

Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 10 të publikuara në datën 28.03.2019.

 

 

-       Tiranë 29 Mars 2019  -

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment