dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 9
 

STANDARDET KRIJOJNË BESIM: DEKLARATA E CEN DHE CENELEC

 

 

CEN dhe CENELEC publikoi Deklaratën "Standardet krijojnë besim", në kuadrin e zgjedhjeve të ardhshme evropiane, të cilat do të mbahen më 23-26 Maj, për të theksuar se STANDARDET KONTRIBUOJNË NË ARRITJEN E PRIORITETEVE TË POLITIKAVE EVROPIANE

 

Standardet evropiane të hartuara nga CEN dhe CENELEC, kanë një rol thelbësor për të siguruar që Bashkimi Evropian, ekonomia më e madhe në botë, të përballet me sfidat teknologjike dhe shoqërore të sotme dhe të së nesërmes. Nëpërmjet një sistemi, bazuar në konsensus dhe gjithëpërfshirje, Sistemi Evropian i Standardizimit bashkon ekspertizën e bizneseve të Evropës, aktorëve të shoqërisë, konsumatorëve, SME-ve dhe hartuesëve të politikave për të hartuar standarde të përditësuara dhe të adoptuara plotësisht.

 

Me më tepër se 24 000 standarde evropiane të harmonizuara dhe CEN & CENELEC janë aktorët kryesorë në mbështetjen e harmonizimit të tregut të brendshëm Evropian. Një standard evropian, i adoptuar në mënyrë identike në 34 vende, krijon mundësinë e aksesit në tregun unik evropian, duke thjeshtuar procedurat dhe kostot dhe ulur burokracinë. Nëpërmjet këtij aspekti unik të Sistemit Evropian të Standardizimit, standardet përmirësojnë performancën e biznesit, uljen e kostove dhe krijimin e besimit tek konsumatori duke mbështetur zhvillimin Evropian.

 

Deklarata e CEN dhe CENELEC, e cila është dhenë zyrtarisht, më 9 prill 2019, thekson kontributin e rëndësishëm të standardizimit evropian në mbështetjen e objektivave të hartuesve të politikave: nga energjia e qëndrueshme, deri tek pajisjet smart dhe teknologjia (blockchain), Evropa do të ketë nevojë në të ardhmen ndër vite për të marrë shumë vendime të rëndësishme, që të mbetet konkurruese në botë. Standardet ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi.

 

 

Pesë prioritete për të ardhmen e Evropës

 

CEN dhe CENELEC kanë identifikuar pesë prioritete strategjike për të cilat standardet mund të sigurojnë mbështetje efektive për politikëbërjen evropiane në vitet në vijim:

 

  • Tregu unik i harmonizuar. Standardet krijojnë vlera për industrinë, duke reduktuar burokracinë, dhe ofruar një mënyrë efikase dhe më të lehtë për të treguar përputhjen e produktit me legjislacionin e BE.

 

  • Një industri konkurruese evropiane e gatshme për të udhëhequr në tregtinë ndërkombëtare. Standardet Europiane mbështesin ndryshimet teknologjike të Evropës, duke promovuar interesat evropiane në standardet ndërkombëtare, falë bashkëpunimit të tyre të fortë me ISO dhe IEC, dy organizatat ndërkombëtare të standardizimit.

 

  • Besimi tek teknologjia e re. Standardet ofrojnë praktikat më të mira evropiane për të qenë lider në transformimin dixhital të shoqërisë, duke i dhënë prioritet interesave të qytetarëve.

 

  • Inovacioni në rritje për Evropën. Nëpërmjet Planit Strategjik për Inovacionin, të miratuar kohët e fundit, CEN dhe CENELEC mundësojnë kërkime shkencore/teknologji të reja për të hyrë në treg.

 

  • Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës së Kombeve të Bashkuara 2030. Standardet ndihmojnë në zbatimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe energjisë, duke mbrojtur konsumatorët, punonjësit dhe mjedisin.

 

Për informacione më të detajuara lutemi klikoni në linkun bashkëlidhur:

 

https://www.standardsbuildtrust.eu/

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al

 



Shto koment