dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 9
 

Mblidhet Komiteti Teknik Nr. 7 i DPS “Materialet dhe pajisjet gjysmëpërçuese. Komponentët elektromekanikë dhe strukturat mekanike për pajisjet elektronike”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr. 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për subjektet e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e Komitetit Teknik për adoptimin e standardeve.

 

Më datën 11 Prill 2019, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 7 “Materialet dhe pajisjet gjysmëpërçuese. Komponentët elektromekanikë dhe strukturat mekanike për pajisjet elektronike”, nën drejtimin e Kryetarit të KT-së, zotit Petraq LIKA, përfaqësues nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe pjesëmarrjes së Anëtarëve e tjerë të këtij Komiteti Teknik; Znj. Klodjana MALIA, nga Instituti “Harry Fultz” dhe Z. Dhimitër ÇIÇO, nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.

 

Nga DPS morën pjesë; Sekretarja e KT 7, znj. Arjana LLANGOZI, Përgjegjësi i Sektorit për standardet e Elektroteknikës, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

 

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 55 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (IEC) që lidhen me fushën e elektroteknikës, pajisjeve gjysmëpërçuese, zbatimeve në hekurudhë, pajisjeve elektrike dhe piezoelektrike, elektrostatika, qarqet e integruara, komponentët elektronik, etj. Një pjesë e këtyre standardeve ishin standarde të harmonizuara nën Direktivën 2008/57/EC “Mbi ndërveprimin e sistemit hekurudhor brenda Komunitetit”.

 

Përzgjedhja e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit Evropiane dhe Ndërkombëtare ishte bërë prej DPS dhe anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas Planit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

 

Pati diskutime në lidhje me korrektësinë e përkthimit të titujve të cilat duhet të jenë në një gjuhë teknike të kuptueshme nga të gjithë specialistët e fushës.

Gjithashtu, diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të gjithë palëve të interesuara për përdorimin e standardeve shqiptare, implementimin e gjerë të këtyre standardeve në ekonomi, rritjen e numrit të standardeve të përdorura nga subjektet që operojnë në tregun e brendshëm etj.

 

Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 7.

 

-       Tiranë 12 Prill 2019  -

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment