dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 19
 

Standardi i ri ISO 14001 ndihmon Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (SME) të zhvillohen dhe të jenë të suksesshme

 

Zbatimi i sistemit të menaxhimit të mjedisit (EMS), në përputhje në standardin ISO 14001 mund të duket si diçka e vëshitrë për tu realizuar, por ky standard është hartuar për tu vënë në zbatim nga të gjithë llojet dhe madhësitë e bizneseve. Një dokument udhëzues i rishikuar së fundmi dhe i sapo publikuar ndihmon bizneset e të gjitha llojeve dhe madhësive të krijojnë një plan biznesi për EMS në mënyrë që të realizojnë fitime në çdo fazë të zhvillimit të biznesit.

 

Ndryshimet në mjedis po ecin me ritme të shpejta dhe bizneset duhet të jenë gjithmonë në krye për ti rezistuar tregut dhe për të qenë të suksesshme. Sistemi i menaxhimit të mjedisit (EMS) në përputhje me standardin ISO 14001 ndihmon organizatat të menaxhojnë në mënyrë efektive rreziqet dhe të përfitojnë nga mundësitë që sjell bota jonë e zhvilluar. Zbatimi i një EMS ofron një sërë përfitimesh, si: Përdorimi me efikasitet i burimeve natyrore dhe energjisë, përmirësimi i përputhshmërisë me kërkesat ligjore dhe marrëdhënieve më të mira me klientët.

 

Sidoqoftë, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) shpesh e gjejnë zbatimin e EMS-së të vështirë për shkak të mungesës së stafit dhe burimeve të nevojshme.

 

Standardi ISO 14005, Sistemet e Menaxhimit të Mjedisit - Udhëzimet për një qasje fleksibël të zbatimit në faza të ndryshme të standardit, u siguron SME-ve një mjet për të kapërcyer vështirësitë, duke u mundësuar atyre plotësimin e kërkesave të EMS në një mënyrë fikse dhe fleksibël, e cila përshtatet me nevojat e tyre specifike. Standardi i sapo përditësuar është në përputhje me këkesat dhe nevojat e tregut.

 

Martin Baxter, kryetar i nënkomitetit ISO, i cili ka hartuar standardin, thotë se standardi ISO 14005 lejon kompanitë të matin lehtësisht vlerën e biznesit dhe përfitimet e zbatimit të një EMS dhe të sigurojnë fitimin nga investimi i tyre.

 

"Kompanitë mund të nisin një biznes me projekte të rëndësishme apo emergjente, të tilla si përmirësimi i efikasitetit të energjisë apo produktivitetit të burimeve. Kur projektet e biznesit janë të suksesshme, ata mund të ndërtojnë sistemin e tyre në bazë të nevojave, duke përfshirë kërkesat e mjedisit,  të konsumatorëve ose duke angazhuar më shumë punonjës të tyre në rritjen e performancës së mjedisit, për të përmbushur të gjitha kërkesat e Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit (EMS).

 

Standardi ISO 14005 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 207, Menaxhimi i mjedisit, nënkomiteti SC 1, Sistemet e menaxhimit të mjedisit, sekretariati i të cilit u mbajt nga BSI, anëtar i ISO-së për Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment