dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 17
 

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

 

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Projektligji mbi produktet prej metalesh të çmuara”.

 

Ky standard 14 faqësh, përcakton kërkesat lidhur me: shkallën e pastërtisë së produkteve që përbëhen nga metale të çmuara, agjentët ngjitës, veshjet e metaleve të tjera të çmuara, pjesët e metaleve jo të çmuara dhe pjesët jo metalike.

 

Gjithashtu përcakton: kushtet dhe mënyrën e vlerësimit të përputhshmërisë së produkteve të metaleve të çmuara dhe njohjen e markave të huaja tregtare; përcakton detyrimin për të paguar tarifën për veprimet që ndërmerren në këtë kuadër dhe aktet e nxjerra gjatë procedurës së vlerësimit të përputhshmërisë.

 

Në objektiv është harmonizimi me dispozitat e Ligjit mbi “Mbikëqyrjen e Inspektimeve” ("Official Gazette of RS", Nr. 36/15, 44/18 dhe 95/18), si dhe përqasja me Konventën “Mbi kontrollin dhe certifikimin e produkteve prej metalesh të çmuara”. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 21/06/2019.

 


 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment