dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS do te miratoj 1352 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 1014 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 338 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 17
 

Mblidhet Komiteti Teknik (KT) Nr. 4 “Pajisje elektrike dhe elektronike”

Më datën 24 Maj 2019, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 4 “Pajisje elektrike dhe elektronike”, me objekt adoptimin e 44 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (IEC) lidhur me fushën e elektroteknikës, si: transformatorët, turbinat, makinat elektrike, bateritë, sistemet e energjisë, pajisje shpërndarëse dhe kontrolli etj.

 

Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e Kryetarit z. Zaçe, përfaqësues nga Qendra e Botimeve Zyrtare, Sekretares së Komitetit Teknik Nr. 4, Znj. Reçi (DPS) si dhe anëtarëve të këtij KT, z. Bumçi, dhe z. Agaraj, përfaqësues nga palët e interesit. Nga DPS morën pjesë gjithashtu, Drejtori i Drejtorisë së Standardeve (DS) dhe Specialistë nga Sektori i Standardeve të Elektroteknikës (IEC).

 

Përzgjedhja e standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane dhe ndërkombëtare ishte bërë nga DPS dhe anëtarët e Komitetit Teknik, sipas Planit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019. Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, përkatësisht të periudhës 60 ditore nga data e publikimit të Buletinit Nr. 77 të DPS-së, ku pasqyrohen projekt-standardet dhe projekt-dokumentet e standardizimit për subjektet e interesuara, të cilat ruajnë të drejtën e dhënies së mendimit, u organizua mbledhja e Komitetit Teknik për adoptimin e standardeve.

 

U diskutua në lidhje me terminologjinë e përdorur, huazimet e fjalëve dhe korrektësinë e përdorimit të termave teknikë në përkthimin e titujve, të cilat duhet të jenë të përdorshme dhe të kuptueshme nga të gjithë specialistët e fushës. Në përfundim të mbledhjes anëtarët e KT-së ranë dakord që të adoptohen si Standarde Shqiptare (SSH), me përkthim të faqes së parë dhe fushës së veprimtarisë së standardeve, në gjuhën shqipe, duke mos bërë asnjë ndryshim në tekstin origjinal të tyre.

 

Diskutimet e pjesëmarrësve në mbledhje u përqendruan edhe në nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit të të gjitha palëve të interesuara në procesin e standardizimit, mbi rëndësinë dhe përfitimet nga aplikimi i standardeve shqiptare në ekonomi.

 

Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 4.



Shto koment