dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 21
 

Dita Botërore e Akreditimit 2019

 

Në një botë gjithnjë e më të zhvilluar, tregtia dhe bizneset e të gjitha llojeve po bëhen çdo ditë e më të vështira pasi rrjeti i furnizimit të tyre kërkon më shumë kohë dhe përkushtim. Nëpërmjet akreditimit, bizneset krijojnë më tepër siguri dhe cilësi të produkteve dhe mallrave. Në Ditën Botërore të Akreditimit, një rëndësi të veçantë u jepet standardeve të cilat janë faktor i rëndësishëm dhe rol kyç në cilësinë e produkteve dhe materialeve.

 

Importimi i produkteve nga jashtë, përfshin një tërësi rregullash në përputhje me parametrat e standardeve vendore dhe Ndërkombëtare. Kjo nënkupton cilësi më të mirë të produkteve, normave dhe brenda parametrave të standardeve. Akreditimi i krijon mundësinë organizatave të jenë të pavarura, të paanëshme, kompetente dhe të qëndrueshme.

 

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka mijëra standarde të miratuara ndërkombëtarisht, që përshkruajnë kërkesat e metodës së testimit, gjithashtu ka edhe standarde për funksionimin e organizmave që kryejnë aktivitete për vlerësimin e konformitetit dhe akreditimit.

 

Specifikimi ISO 28000 për sistemet e menaxhimit të sigurisë për zinxhirin e furnizimit,  trajton çështje të rëndësishme të sigurisë në çdo hap të procesit të furnizimit. Organet akreditues vlerësojnë kompetencën e organizmave, që përfshihen në certifikimin e bizneseve për këtë standard, duke garantuar integritet dhe siguri në çdo drejtim.

 

Standardi ISO/IEC 17025, Kërkesa të përgjithshme për kompetencën e laboratorëve testues dhe kalibrues është një shembull tjetër dhe është referencë ndërkombëtare për laboratorët e testimit dhe kalibrimit që demonstron rezultate të besueshme dhe të vërteta.

 

Fusha e standardeve përfshin ISO/IEC 17020 - Vlerësimi i konformitetit - Kërkesat për funksionimin e llojeve të ndryshme të organizmave që kryejnë inspektimin; Seria e standardeve ISO/IEC 17021 Vlerësim i konformitetit - Kërkesat për trupat që kryejnë vlerësim dhe çertifikim të sistemeve të menaxhimit; dhe ISO/IEC 17065 - Vlerësimi i konformitetit - Kërkesat për organizmat që çertifikojnë produktet, proceset dhe shërbimet.

 

Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (IAF) dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Akreditimit të Laboratorit (ILAC), janë organizata që bashkëpunojnë për Ditën Botërore të Akreditimit dhe kontribuojnë në punën e ISO/CASCO për hartimin e këtyre standardeve.

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment