dialog me palet e interesuara! Gjate 3-mujorit te fundit (korrik-shtator 2019), DPS ka miratuar 288 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 230 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 58 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Mblidhet Komiteti Teknik (KT) Nr. 47 “Kimia”

 

 

Më datë 11 Qershor 2019, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 47 “Kimia”, me objekt adoptimin e 10 standardeve evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (ISO) me përkthim të faqes së parë në fushën e kimisë.

Objektivi kryesor i kësaj mbledhje ishte miratimi i standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e kimisë të cilat kryesisht kishin të bënin me analiza dhe përcaktime kimike, dhe metoda prove.

Pjesëmarrësve në këtë mbledhje iu vu në dispozicion materiali i plotë i standardeve në fushën e kimisë si dhe të gjitha fushat e zbatimit për çdo standard në mënyrë për të qenë korrekt në termat e përdorur në përkthimin me faqe të parë të standardit.

Në këtë mbledhje morën pjesë Znj. Elisa Peçi, Kryetare e KT Nr. 47, përfaqësuese nga ISUV-i, Instituti i Sigurisë Ushqimore, si dhe anëtarë të këtij KT Zj. Rozeta Kokonozi nga ISHTI, Znj. Xhume Kumanova nga Drejtoria e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Znj. Eriola Përshqefa nga ISUV, dhe Z. Ermand Sefa përfaqësues nga palët e interesit. Mori pjesë dhe Z. Arben Dervishi përgjegjës  i sektorit CEN/ISO në Drejtorinë e Standardeve në DPS.

Përzgjedhja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ishte bërë nga DPS dhe anëtarët e Komitetit Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019.

Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me korrektësinë e terminologjisë në përkthimin e titujve të standardeve në mënyrë që të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.

Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u diskutua dhe rëndësia e prurjeve të reja nga palë të interesuara për tu bërë pjesë e procesit të standardizimit, të cilat në mbledhjen e BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 do të jenë propozime konkrete për tu bërë bashkëpunëtor me DPS-në në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Në fund të diskutimeve të gjithë anëtarët e këtij KT ranë dakord me vendim unanim që këto standarde të adoptohen si standarde shqiptare me përkthim të faqes së parë dhe fushës së zbatimit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment