dialog me palet e interesuara! Gjate 3-mujorit te fundit (korrik-shtator 2019), DPS ka miratuar 288 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 230 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 58 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 28
 

Mblidhet Komiteti Teknik (KT) Nr. 309 “Këpucë dhe Lëkurë”

 

 

Më datë 21 Qershor 2019, ora 10.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 309 “Këpucë dhe Lëkurë”, me objekt adoptimin e 5 standardeve evropiane (EN ISO) me përkthim të faqes së parë në fushën e këpucës dhe lëkurës.

 

Në këtë mbledhje morën pjesë Z. Sokrat Boçi, Kryetar i KT Nr. 309, si dhe anëtaret e këtij KT,  Znj. Majlinda Hylli, dhe Znj. Enila Laçi. Gjithashtu morën pjesë dhe Z. Gentian Gjyrezi Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) në DPS, njëkohësisht dhe sekretar i KT 309, si dhe sekretarë të tjerë të KT-ve në DeS.

 

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr. 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për palët e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e komitetit për adoptimin e standardeve.

 

Objektivi kryesor i kësaj mbledhje ishte adoptimi i standardeve evropiane në fushën e këpucës dhe lëkurës të cilat kryesisht ishin standarde për metoda prove dhe përcaktime kimike.

 

Përzgjedhja e standardeve evropiane ishte bërë nga DPS dhe anëtarët e Komitetit Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019.

 

Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me terminologjinë dhe termat e përdorur në përkthimin e titujve të standardeve në mënyrë që të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.

 

Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u diskutua dhe rëndësia e propozimeve të reja nga palë të interesuara për tu bërë pjesë e procesit të standardizimit, të cilat në mbledhjen e BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 do të propozohen dhe shqyrtohen për tu bërë bashkëpunëtor me DPS-në në fusha të ndryshme të ekonomisë.

 

Në fund të diskutimeve të gjithë anëtarët e këtij KT ranë dakord që këto standarde të adoptohen si standarde shqiptare me përkthim të faqes së parë dhe fushës së veprimtarisë të standardit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit.


Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 309 të publikuara në datën 21.06.2019.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment