dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 21
 

Mblidhet Bordi Teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

 

   

Bordi Teknik miraton Programin e Punës të Standardeve, për 6-mujorin e dytë 2019

 

Më datë 12 Korrik 2019, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e dytë të vitit 2019.

 

Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës të propozuar më parë nga Kryetari i Bordit, për të cilin anëtarët ranë dakord.

     

Fillimisht kryetari i Bordit, Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në  lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6 mujorin e parë të vitit 2019, ku theksoi:

 

  • Realizimin 100% të Planit të Punës për këtë 6 mujor, periudha Janar - Qershor 2019;        
  • Adoptimet e standardeve të harmonizuara.

 

Më pas Z. Gentian Gjyrezi, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) prezantoi programin e punës së kësaj drejtorie për adoptimin dhe miratimin e standardeve të reja në të gjitha fushat e ekonomisë, për 6 mujorin e dytë të vitit 2019, periudha Korrik-Dhjetor 2019, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.

 

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan me konsesus të plotë:

  • Programin e Punës së standardeve për 6-mujorin e dytë të vitit 2019;
  • Përbërjen e Komiteteve Teknike.

 

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e parë të vitit 2020, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar.

 

 

 

DPS , Tiranë -  12 Korrik 2019



Shto koment