dialog me palet e interesuara! Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2019, DPS ka miratuar 1130 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 786 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 344 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 61 Komiteteve Teknike te DPS-es.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 21
 

Standardi për shenjat e sigurisë ka pësuar ndryshime

 

Shenjat e sigurisë janë jetike në parandalimin e aksidenteve dhe dëmtimeve. Simbolet e shenjat e sigurisë janë pranuar nga të gjitha shtetet e botës dhe përdoren globalisht, si shenjat e sigurisë, të cilat sigurojnë kuptueshmëri, qartësi dhe qëndrueshmëri të njëjtë, pavarësisht nga gjuha, kultura ose mjedisi i vendit. Standardi ndërkombëtar i shenjave të sigurisë i ISO-s, përfshin shenja të reja sigurie, që shërbejnë për përdorim në të  gjitha shtetet e botës.

 

 
   

Standardi ISO 7010, Simbolet grafike - Ngjyrat dhe shenjat e sigurisë - Shenjat e sigurisë të regjistruara” jep  shenjat e sigurisë, të cilat përdoren që nga zonat pa lëvizje, në vendet ku ndërtohet, e deri në daljet e emergjencës, me qëllim parandalimin e aksidenteve, mbrojtjen nga zjarri, informacionin rreth rrezikut të shëndetit dhe informacionin rreth evakuimit në situata emergjence.

 

Në standardin SSH ISO 3864-1 "Simbolet grafike - Ngjyrat e sigurisë dhe shenjat e sigurisë – Pjesa 1: Parimet e projektimit për shenjat e sigurisë dhe markimin e sigurisë përshkruhen forma dhe ngjyrat  e shenjave" dhe në Standardin SSH ISO 3864-3 "Simbolet grafike — Ngjyrat dhe shenjat e sigurisë — Pjesa 3: Parimet e projektimit për përdorimin e shenjave të sigurisë", përshkruhet projektimi i shenjave të sigurisë.

 

Z. Jan-Bernd Stell, Kryetari i komitetit teknik të ISO, që hartoi standardin, - tha se mungesa e harmonizimit dhe standardizimit, në këtë fushë mund të çojë në ngatërresa dhe aksidente.

 

Standardizimi ndërkombëtar i shenjave të sigurisë, nënkupton se të gjithë flasin të njëjtën gjuhë, kur bëhet fjalë për sigurinë. Gjuha e shenjave të sigurisë ofron një zgjidhje të thjeshtë për të gjithë, si në vendet e punës,  ashtu edhe në vendet publike, si aeroportet, ku gjenden njerëz nga e gjithë bota.

 

Shembuj të shenjave të sigurisë, të dokumentuara në standard përfshijnë gjithçka, që nga paralajmërimet për vende (lumë, liqen, gropë) me ujë të thellë, energji elektrike ose tela me gjemba, deri në udhëzime të tilla si "mos ecni ose mos qëndroni këtu", ose "mos përdorni ashensorë në rast zjarri". 

 

Standardi ISO 7010 u hartua nga nënkomiteti,  ISO ISO / TC 145 / SC 2 “Identifikimi i Sigurisë, shenjat, format, simbolet dhe ngjyrat”, sekretariati i të cilit u mbajt nga DIN, anëtari i ISO-s për Gjermaninë.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment