dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

 

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullorja mbi strukturat ndërtimore”.

 

Ky standard 55 faqësh, përfshin rregulla të përgjithshme dhe rregulla specifike mbi: strukturat e betonit, strukturat e çelikut, strukturat e çelikut dhe betonit, strukturat e drurit, strukturat e muraturës, modelin gjeoteknik dhe strukturat gjeoteknike, projektimin e strukturave, rezistencën ndaj tërmeteve, strukturat e aluminit, dispozitat kalimtare dhe ato përfundimtare.

 

Në objektiv është krijimi, realizimi dhe mirëmbajtja e strukturave të ndërtesave në një mënyrë bashkëkohore. Si rezultat i procesit të harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me legjislacionin e BE-së, Republika e Serbisë ka detyrimin të zbatojë Eurokodet lidhur me Standardet Evropiane për krijimin dhe realizimin e ndërtimeve dhe të harmonizojë me to legjislacionin e brendshëm.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 01-09-2019.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment