dialog me palet e interesuara! Gjate 3-mujorit te fundit (korrik-shtator 2019), DPS ka miratuar 288 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 230 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 58 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

 

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi mbledhjen e taksave elektronike, kushtet e veçanta dhe kërkesat teknike për grumbullimin e taksave elektronike evropiane dhe përbërësit e ndërveprimit”.

 

Ky standard 16 faqësh, përshkruan metodën elektronike të mbledhjes së taksave dhe tarifave (ENP), kërkesat teknike, kushtet e veçanta dhe përbërësit e ndërveprimit që duhet të përmbushen nga ofruesit e Shërbimit të Grumbullimit të Tarifave Elektronike (EENP), të krijuar në Republikën e Serbisë.

 

Në objektiv është harmonizimi me Direktivën  Evropiane 2004/54 mbi ndërveprimin e sistemit elektronik komunitar të taksave dhe me  Vendimin e Komisionit 2009/750, që përcakton sistemin elektronik të tarifave.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 20-09-2019.

 

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment