dialog me palet e interesuara! Gjate 3-mujorit te fundit (korrik-shtator 2019), DPS ka miratuar 288 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 230 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 58 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

 

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për instrumentat matëse të forcës së frenimit të automjeteve motorike”.

 

Ky standard 11 faqësh, përshkruan kërkesat për instrumentat matëse për matjen e forcës së frenimit të automjeteve motorike dhe rimorkiot (në tekstin në vijim "instrumentat matëse"), etiketimin e instrumentave matëse, metodat e matjes, si dhe mënyrat dhe kushtet e verifikimit të instrumentave matëse. 

 

Në objektiv është harmonizimi me terminologjinë e rregulloreve që rregullojnë inspektimin teknik të automjeteve.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 06-12-2019

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: Rregullore mbi instrumentat matëse të proteinave për drithërat dhe farat vajore”.

 

Ky standard 44 faqësh, përshkruan kërkesat për instrumentat matëse të proteinave për drithërat dhe farat vajore (referuar thjesht si instrumente matëse të proteinave), etiketimin e instrumentave për matjen e proteinave, dokumentacionin, metodën e përcaktimit të kërkesave metrologjike për instrumentat e matjes së proteinave, metodat e matjes, si dhe mënyrën e kushtet e autenticitetit të instrumentave për matjen e proteinave. 

 

Në objektiv është harmonizimi me Rekomandimin ndërkombëtar të OIML, përkatësisht R 146.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 04-12-2019

 

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull:“Rregullore mbi sigurinë e lodrave”.

 

Ky standard 24  faqësh, përcakton rregulla mbi sigurinë e lodrave dhe qarkullimin e tyre të lirë në treg, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njeriut.

 

Në objektiv është harmonizimi me dispozitat respektive të akteve të BE-së, në fushën e sigurisë së lodrave, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 14/11/2019.

 

 


Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al



Shto koment