dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Notifikim në kuadër të CEFTA-s

 

Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rrregullore mbi kërkesat teknike të agregateve të gurit she shkëmbit për beton dhe asfalt”.

 

Ky standard 26 faqësh, konsiston në fushëveprimin, llojin e produktit të ndërtimit, kuptimin e përkufizimeve të caktuara, kërkesat teknike për lëndët e para për prodhimin e agregatit, kërkesat teknike për agregatin natyror, kërkesat teknike për agregatin e prodhuar dhe ricikluar, vendosjen e markës së konformitetit, procedurën e vlerësimit dhe verifikimit të cilësisë së performancës.

 

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 29-11-2019.

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore për kërkesat teknike mbi njësitë e muraturës së argjilës, njësitë e muraturave silikate të kalciumit dhe blloqeve të baltës për sistemet e dyshemeve me rreze dhe blloqe”.

 

Ky standard 9 faqësh, përbëhet nga 16 artikuj ku përcaktohet: fushëveprimi, lloji i produktit të ndërtimit për të cilin zbatohet Rregullorja, përdorimi i synuar, karakteristikat thelbësore, procedura e vlerësimit dhe verifikimi i cilësisë së performancës, kontrolli i prodhimit të fabrikës, mënyra e marrjes së mostrave, metodat e provës lidhur me karakteristikat thelbësore, llojet e dokumenteve për vlerësimin dhe verifikimin e performancës.  

 

Rregullorja në fjalë përcakton kërkesat teknike për njësitë e muraturës së argjilës, njësitë e muraturave të silikatit të kalciumit dhe blloqeve të baltës për sistemet e dyshemeve me rreze dhe blloqe, në përputhje me standardet e harmonizuara që mbulojnë këtë fushë.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike për pllakat dhe pajisjet për mbulim me baltë, pllakat për çatitë e çimentos dhe pajisjet për mbulimin e çative dhe veshjen e mureve”.

 

Ky standard 5 faqësh, zbatohet  për realizimin e pllakave dhe montimin e çative prej balte, duke dhënë specifikime në lidhje me karakteristikat thelbësore, procedurën e vlerësimit dhe verifikimin e cilësisë së performancës, kontrollin e jashtëm të prodhimit të fabrikuar, si dhe lidhur me metodat e provës.

 

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive.

 

Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

 

Po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi kërkesat teknike për pllakat e qeramikës”.

 

Ky standard 7 faqësh, zbatohet  për klasifikimin e pllakave të qeramikës, karakteristikat thelbësore në lidhje me kërkesat për punimet ndërtimore, kërkesat që duhet të plotësojnë pllakat e qeramikës, metodat e proves, procedurat e vlerësimit dhe verifikimin e cilësisë së performancës, shpeshtësinë e kontrolleve testuese, si dhe për procedurën e marrjes së mostrave.

 

Në objektiv është harmonizimi me korpusin e legjislacionit të Bashkimit Europian në fushën respektive. Afati i fundit për marrjen e komenteve është 28-11-2019.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al

 



Shto koment