dialog me palet e interesuara! Gjate 3-mujorit te fundit (korrik-shtator 2019), DPS ka miratuar 288 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 230 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI) dhe 58 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE

 

Ditën e premte, datë 17 janar, në qytetin e Vlorës u mbajt takimi i radhës me gratë sipërmarrëse artizane, në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë: `Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE`. 

 

Pjesëmarrja e DPS në këtë takim, në cilësinë e lektorit vjen në kuadër të angazhimit të saj për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara. Me shumë interes është gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit për rolin e standardeve në shkëmbimet tregtare të këtyre sipërmarrëseve gra me produktet artizanale të tyre.  

 

DPS-ja ishte pjesë e diskutimeve të sotme, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të njiheshin me kuptimin e termit `standard` si dhe me rëndësinë e aplikimit të standardeve në punën e tyre të përditshme. Gjithashtu u realizua njohja e grave sipërmarrëse me një seri standardesh specifike të fushës së produkteve ushqimore, lidhur me të cilat interesi i tyre ishte mjaft i lartë. 

 

Pjesëmarrëset patën mundësinë të drejtonin pyetje dhe të informoheshin sa i përket mënyrës së organizimit të punës në DPS dhe shumë prej tyre shfaqën interesin për të qenë pjesë e Komiteteve Teknike të saj. 

 

Kjo iniciativë do të shpërndahet edhe në qytete të tjera, ku DPS-ja do të vijojë të promovojë në komunitetin e sipërmarrjes private rëndësinë e standardeve dhe rolin e tyre në kuadër të integrimit europian dhe në kuadër të rritjes së cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore dhe jo vetëm.

 

          

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al



Shto koment