dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Nentor 2019 - Shkurt 2020, DPS ka miratuar 567 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 421 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 146 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 36
 

Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE

 

Ditën e premte, datë 07 shkurt 2020, në qytetin e Durrësit, u mbajt takimi i rradhës me gratë sipërmarrëse artizane, në kuadër të tryezës së rrumbullakët me temë: `Sfidat e biznesit dhe institucioneve publike në procesin e integrimit në BE`.

 

Pjesëmarrja e DPS në këtë takim, në cilësinë e lektorit vjen në kuadër të angazhimit të saj, për të rritur ndërgjegjësimin e sipërmarrjes vendase për rëndësinë e përdorimit të standardeve në produktet dhe shërbimet e ofruara.

 

Me shumë interes është gjithashtu rritja e ndërgjegjësimit, për rolin e standardeve në marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregëtare të këtyre sipërmarrëseve, gra me produktet artizanale të tyre.

 

DPS-ja ishte pjesë e diskutimeve, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të njiheshin me kuptimin e termit `Standard` si dhe me rëndësinë e zbatimit të standardeve në punën e tyre të përditshme.

 

Pjesëmarrëset patën mundësinë të drejtonin pyetje dhe të informoheshin sa i përket mënyrës së organizimit të punës në DPS dhe standardeve të produkteve tekstile.

 

 

          

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al



Shto koment