dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

EMERGJENTE, COVID-19

 

Standardet Shqiptare (SSH) të njejtat që përdoren edhe në vendet e BE-së, për të luftuar përhapjen e COVID-19, mund të shkarkohen tani falas në website-in e DPS www.dps.gov.al.

 

Në mbështetje të masave të marra nga Qeveria kundër Covid-19 dhe në mbrojtje të qytetarëve, Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit vë përkohësisht në dispozicion, FALAS, standardet teknike që përcaktojnë sigurinë, cilësinë dhe metodat e provës së produkteve thelbësore për parandalimin e infeksionit COVID-19. 

 

Këto produkte janë maska filtruese, doreza dhe veshje mbrojtëse mjeksore, karakteristikat teknike të të cilave jepen në standardet Shqiptare të përmendura më lart.

 

Këto standarde i vijnë në ndihmë çdo kompanie vendase, e cila prodhon ose vendos të prodhojë një apo disa nga këto produkte.

 

Duke besuar se ky veprim kontribuon në mbrojtjen e jetës së profesionistëve të shëndetit dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë, në linkun e mëposhtëm mund të aksesoni falas Standardet Shqiptare: http://www.dps.gov.al/button_114.html.

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al

 



Shto koment