dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Si standardet mund të përmirësojnë konsumin e qëndrueshëm

      

Projektimi dhe prodhimi janë dy faza që luajnë një rol kryesor në fuqizimin e konsumatorëve për të bërë zgjedhjen e duhur. 

 

Në këtë kontekst, standardet evropiane ndihmojnë në zbatimin e kritereve të vendosura për Etiketimin e produkteve të konsumit siç kërkohen në legjislacionin përkatës. 

 

Gjithashtu, standardet luajnë një rol shumë të rëndësishëm sa i përket zbatimit të saktë të testimit, duke lehtësuar kështu sigurimin e informacionit të besueshëm për konsumatorët. 

 

Zbatimi i kritereve të vëna për ekomodelimin/projektimin dhe etiketimin e produkteve që punojnë me energji elektrike ofrojnë bazën për të zhvilluar një komunikim dhe informim të qartë për konsumatorët për të marrë të gjitha informatat e rëndësishme në lidhje me aspektet e efikasitetit material në një mënyrë të njëtrajtshme dhe të strukturuar.

Konsumi i qëndrueshëm si një masë për mbrojtjen e jetës së planetit tonë. Konsumi i qëndrueshëm ndihmon në rritjen e efikasitetit të burimeve si ekonomike ashtu edhe natyrore e humane dhe sigurimin e aksesit në shërbimet themelore, duke përmbushur nevojat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

 

Sidoqoftë, në dritën e sasisë së informacionit që konsumatorët duhet të kërkojnë/lexojnë gjatë blerjes së produkteve, organizatat e konsumatorëve paralajmërojnë se konsumatorët nuk duhet të pritet të marrin përgjegjësinë për mbikonsumimin dhe tepricën e mbeturinave të krijuara gjatë konsumit të përditshëm.



ANEC, organizata që është zëri i konsumatorëve në standardizimin evropian, në bashkëpunimin me dy organizmat europiane të standardizimit CEN dhe CENELEC, përqendrohet në sigurimin që shqetësimet e konsumatorëve për shëndetin dhe mjedisin të merren parasysh në zhvillimin e standardeve evropiane.

 

Zbatimi më i mirë i teknologjive ekzistuese dhe konsiderimi më i madh i implikimeve mjedisore në fazën e projektimit/modelimit të produktit mund të japë një kontribut të madh në mbrojtjen e mjedisit.

 

Për të ditur më shumë rreth asaj se si standardet mund t'i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme dhe kështu të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit, mund të shkarkoni dhe lexoni standardet që gjenden në Katalogun e Standardeve Shqiptare në linkun: http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php.  

 

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

 

 



Shto koment