dialog me palet e interesuara! Gjate periudhes Janar - Mars 2020, DPS ka miratuar 245 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga te cilat 135 jane me origjine Evropiane (CEN, CLC, ETSI) dhe 110 Nderkombetare (ISO dhe IEC), nga puna e rreth 30 Komiteteve Teknike te DPS-se.



Si mendoni, çfarë duhet përmirësuar në shërbimin e shitjes së standardeve?
Shpejtësia
Kompetenca
Cilësia
Mënyra e pagesës
Votat në total: 1
 

Një nga përfitimet kryesore të standardeve është se ato i bëjnë më të sigurta produktet që ne përdorim çdo ditë

      

Një nga përfitimet kryesore të standardeve është se ato i bëjnë më të sigurta produktet që ne përdorim çdo ditë.

 

Kjo vlerë është e dukshme në Standardin Shqiptar SSH IEC 62115:2017 “Lodrat elektrike – Siguria”, i cili specifikon kërkesat e sigurisë së lodrave elektrike që kanë të paktën një funksion që varet nga energjia elektrike dhe është i projektuar për përdorim/për të luajtur nga fëmijët nën 14 vjeç. 

 

Shëmbuj të lodrave elektrike brenda fushës së këtij standardi janë:

- kompletet e lodrave ndërtuese,

- ato experimentuese,

- lodrat funksionale (lodrat që kanë një funksion të njëjtë me një pajisje ose instalim që përdoret nga të rriturit)

- kompjuterat elektrik lodër, si edhe shtëpitë e kukullave, që kanë një llambë të brendshme.

Ky standard mbulon vetëm aspektet e sigurisë të lodrave elektrike, që lidhen me një funksion elektrik dhe që marrin energjinë nga bateritë, transformatorët, panelet diellore, etj.

Ky version është rishikim teknik, zëvendëson botimin e pare të 2003 dhe amendamentet e tij, dhe përfshin ndryshime teknike të rëndësishme, disa nga të cilat janë si vijon:

 

  • Janë rishikuar dhe ndryshuar kushtet e përgjithshme të testimeve (pika 5);
  • Janë shtuar paralajmërimet për lodrat që merren gjatë udhëtimit (pika 7.5); Janë përditësuar kërkesat në lidhje me aksesin e baterive (pika 13.4.1 dhe 13.4.2);
  • Janë ndryshuar kërkesat për sigurinë e lodrave që përfshijnë burimet e rrezatimit optik (Shtojca E), për të përfshirë kërkesat për përdorimin e fletës teknike të të dhënave (LED) për kontrollimin e përputhshmërisë me kriteret e specifikuara të emetimit (AEL);
  • Janë ndryshuar detajet për matjet e rrezatimit optik nga lodra (Shtojca E).

 

Duke siguruar një nivel të lartë të sigurisë së produktit në përputhje me teknologjinë aktuale, ky standard ka përfitime të rëndësishme jo vetëm për fëmijët, por edhe për palë të tjera interesi, siç janë: konsumatorët, autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe prodhuesit.

 

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

 

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

 

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4)  222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

 

 



Shto koment